Mafia ka në dorë energjinë në trevat shqiptare

Në një intervistë për Ben Andonin tek revista JAVA, eksperti i energjisë Gjergj Simaku tregon se shitja e linjave transmetuese është pjesë e mafias shtetërore. Anulimi i tenderit për interkonjeksionin ëshët thjesht një strategji për të penguar zhvilimin e rajonit, pra zonën tonë dhe atë kosovare. “Linjat e transmetimit drejt AL-KO tashmë janë zënë (blerë nga kompani serbe)” thotë Simaku. “Shitja e linjave (kapaciteteve) transmetuese është pjesë e mafias shtetërore në këto treva me qëllim shitjen e energjisë me çmime të paarsyeshmedhe bllokimin e lidhjes me bursën dhe rrjetat e interkoneksionit europian.” Është një çudi që vendet e rajonit nuk e kërkojnë këtë, por pranojnë të blejnë energji me çmime të larta.
“Problemet janë të ngjashme në pikëpamjen e rritjes së kostove të energjisë në mënyrë artificiale, këto vende janë të palidhura me gaz dhe burimi i vetëm janë elektriciteti dhe nafta. Nafta është një mafie më vete që pasi doli nga dominimi grek tashmë po futet nën dominimin serbo-shqiptar. Sigurisht me përfitime përrallore” thotë Simaku. Ai shton se “Shqipëria nuk e ndërtoi kurrë qendrën dispeçer që do ti jepte mundësi të kontrollit të flukseve të energjisë në rajon.” Kjo mungesë solli përmbytjen, madje, shton eksperti , “përmbytja ishte dhe prishje pazaresh pasi depozita [ujore] e viteve më parë nuk u menaxhua në kohë dhe solli atë katrahurë. Ne nuk kishim informacion e duhur për ta ndaluar.”NE.SU.
Comments
Po ska si të ndollë ndryshe
<p>Po ska si të ndollë ndryshe kur kemi një kryeministër që është brekë e bythë me Serbët dhe në kohen e përmbytjes ishte ministër po një njeri i koruptuar dhe ky një pjestar i mafjes ballkanase kur nuk kemi drejtësi do shëndijnë minjtë</p>
Add new comment