Arkiv-Lajme
Zgjedhjet 2013 u vunë kusht për negociatat sepse të 2009-s s'ishin të mira? Ç'ne - thotë ministrja Bregu: 'Ishin më të mirat, por na i prishi opozita'
Për Majlinda Bregun, edhe për kritikat ndërkombëtare mbi zgjedhjet e 2009-s, fajin e ka opozita. Në një intervistë për radion Europa e Lirë, ministrja e integrimit thotë se "zgjedhjet e 2009 ishin zgjedhjet me standardet më të mira të kryera në këtë vend". Dhe kur pyetet "atëherë pse janë vënë zgjedhjet e 2013" si kusht për negociatat me BE, fajëson opozitën. Më poshtë, pjesë nga intervista e Bregut për "Europën e Lirë"
Republikani Mourdock shock-on: Shtatzania që vjen nga një akt përdhunimi është një dhuratë e bërë nga Zoti
Kandidati republikan për Senatin e shtetit të Indianës, Richard Mourdock ka bërë një provokim të fortë, teksa është shprehur disa ditë para zgjedhjeve lidhur me abortin. "Abortin mund ta pranoja veç në një rast: kur aborti është e vetmja mënyrë për të shpëtuar jetën e nënës. Në raste të tjera, jo. Jeta është një dhuratë e Zotit. Edhe kur jeta e ka burimin tek një akt përdhunimi, këtë duhet ta shohim si diçka që e ka dashur Zoti”, tha saktësisht ai.
Berlusconi lë politikën: Tani e tutje do jap këshilla e do shkruaj kujtime
Pas disa ndërdyshjesh e pas shumë lutjeve e përgjërimeve nga ana e të vetëve, Silvio Berlusconi ka marrë një nga vendimet më të rëndësishme të jetës së vet, që është dhe një nga ngjarjet më të rëndësishme në Italinë e dy dekadave të fundit. “Nuk do të jem më kandidat për kryeministër. Kam ende muskuj, dhe mend, por ajo që më duhet të bëj tani është të jap këshilla, të shkruaj kujtime, të rrëfej e të jap vlerësime pa futur hundët në punët që po lë”, tha ai, duke bërë që të tjerët të reagojnë në mënyra nga më të ndryshmet, ca me dëshpërim e ca të lehtësuar.
A kishte Meksi 'ftohtësi të moralshme ndaj kryeministrit'?
Aleksandër Meksi ka prezantuar albumin e tij për 100 vjetorin e pavarësisë, vepër e cila ishte paranjoftuar disa herë gjatë muajve të fundit. Në promovim ishte ftuar edhe Sali Berisha (në foto me bashkëautorët Meksi e Lleshi). Mediat e kanë theksuar në mënyra të ndryshme këtë prezencë. TCH i jep krahë një hamëndësimi për bashkëpunim, kurse në gazeta, kronikat flasin për një takim të ftohtë Berisha-Meksi.
Hillary Clinton në Shqipëri. Për të theksuar "vendosjen e sundimit të ligjit" – thotë komunikata e DASH
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, do të udhëtojë nga data 29 tetor deri më 2 nëntor për në Algjeri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci. Në një komunikatë të Departamentit amerikan të Shtetit, thuhet se sekretarja Clinton do të udhëtojë në Ballkan për të dëshmuar edhe një herë interesimin dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë rajon.
4 ministrat që janë konfidentë me familjen e Berishës, - sipas Mero Bazes
Mero Baze u ka hedhur një sy fotografive të mbrëmjes gala të Liri Berishës, një javë më parë në Sheraton. Dhe bën një tip selektimi të ministrave dhe deputetëve të pranishëm në sallë dhe të atyre që nuk ishin ftuar.
Gjermania kthen në atdhe 3400 ton ar "për kontroll"
Media gjermane raportoi sot se banka qendrore (Bundesbank), do të rikthejë një pjesë të rezervave të arit që ka qenë e depozituar jashtë kufijve. Edhe pse nuk ka specifikuar sasinë e vërtetë të lingotave të arit në fjalë, Bundesbank tha se masat që do të ndërmerren në vitin 2013, do të shërbejnë për të kontrolluar sigurinë e arit, - raporton Deutsche Welle.
Duam Planin Urbanistik, Basha nuk e jep - shkruan Aldrin Dalipi në Twitter
"Tirana është zhytur në një Krim Urbanistik nga ndërtimet pa leje. Këshilltarët e opozitës kërkojnë Planin Urbanistik, Basha nuk e jep, - shkruan në profilin e tij në Twitter, kreu i këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi.
Tërhiqet Berluskoni: E bëj për të njëjtën dashuri për të cilën hyra në politikë para 18 vjetësh
"Për dashurinë për Italinë mund të bëhen edhe marrëzi edhe gjëra të shenjta. 18 vjet më parë hyra në lojë, një çmenduri jo fare pa shënjtëri brenda; tani preferoj të bëj prapa për të njëjtat arsye të dashurisë që më shtynë asokohe të bëja këtë hap përpara".
Transferim, shitje, manovër..?
Pozita dhe opozita u përplasën sot në parlament mbi marrëveshjen për shitjen e hidrocentralit të Lanabregasit në kryeqytet. Blerësi është.. ndërmarrja e Ujësjellit të Tiranës. Marrëveshja mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Ujësjellësit të Tiranës ka caktuar një çmim shitje prej 15 milionë euro. Qeveria e mbron marrëveshjen me motivacionin "për të ulur koston e ujit për banorët e kryeqytetit". Kryeqeveritari Berisha sot në Parlament përdori termin "tranferim" në vend të "shitje".