Tërhiqet Berluskoni: E bëj për të njëjtën dashuri për të cilën hyra në politikë para 18 vjetësh

"Për dashurinë për Italinë mund të bëhen edhe marrëzi edhe gjëra të shenjta. 18 vjet më parë hyra në lojë, një çmenduri jo fare pa shënjtëri brenda; tani preferoj të bëj prapa për të njëjtat arsye të dashurisë që më shtynë asokohe të bëja këtë hap përpara".
Me këto fjalë Silvio Berluskoni ka lajmëruar sot tërheqjen e tij. "Nuk do të rikandidoj për Premier. Do t'u rri në krah më të rinjve që duan 'të luajnë e të bëjnë gola'. Kam akoma muskuj të fortë dhe pak mend në kokë, por ajo që do doja në të ardhmen është të japë këshilla, të ofrojë memorie, të tregojë e të gjykojë pa u bërë i bezdisur. Me zgjedhjet në parti, do të dimë brenda dhjetorit cili do jetë pasardhësi im, pas një gare të qetë dhe të lirë mes personaliteteve të ndryshme dhe ideve të ndryshme, të lidhura nga vlera të përbashkëta".
Data e votimit për pasardhësin e Berluskonit në PDL do të fiksohet "së shpejti" por kavalieri sugjeron 16/12 - njofton ANSA.
"Tërheqja e Berluskonit është një akt gjeneroz që e vlerësoj shumë dhe që hap një perspektivë për të ardhmen" - komentoi në profilin e tij në FB, sekretari i Lega, Roberto Maroni.
Më shumë:
http://www.ansa.it/ëeb/notizie/rubriche/associata/2012/10/24/_7685318.html
Comments
Edhe Berluska i cmendur me ne
<p>Edhe Berluska i cmendur me ne fund hap partine.</p><p>Te majtet kane bere dy primare tashme, dhe behen gati per te treten pas pak muajsh. Dhe vini re, eshte e hapur per te gjithe votuesit jo thjesht per anetaret e partise. Mund te votojne nepermjet internetit te gjithe italianet kudo qe ndodhen. Ne primaret e reja, lejohet te kandidoj kushdo i majte, edhe ata qe nuk jane anetare te Partito Democratico (PD) qe formoi Prodi. Te njejtejn gje ben dhe te majtet francez. </p><p>Tanime dhe Berluska ndjehet i detyruar te ndjek hapin e kohes. </p><p>Pyetja normale: po ne Shqiperi? Ketu jo vetem qe nuk ke zgjedhje, po nuk ke as forume partie e asgje tjeter. PD-ja nuk i ka fare, PS-ja i ka per sy e faqe, se aty as media nuk lejohet, as celular nuk lejohet ne mbledhje. Po kuptohet qe Adrian Thanos kjo i duket normale, nje qime e bere tra e asgje me shume. Cfare gazetaresh te ulet o zot! </p>
Add new comment