72% e gjykatësve, të kënaqur me 500 euro në muaj?! Apo (vetëm) 7 % janë ata që s'e kanë futur gishtin në qyp?

Postuar në 24 Tetor, 2012 10:44

Në shtypin e sotëm gjen të publikuara rezultatet e një anketimi me 177 gjykatës të 14 gjykatave të vendit. Anketimi është organizuar nga Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë, në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Tiranë dhe është prezantuar dje në ambjentet e KLD.

Në artikujt e botuar në shtypin e sotëm mbi këtë anketim ka shifra të shumta që nga korrupsioni e ndërhyrjet, deri te arsyet e dështimeve të gjyqeve, cilësinë e gjykimit etj. Shumica e gazetave ka vënë në dukje njërën nga shifrat: 45 nga 177 gjykatësit e anketuar pranojnë që në gjykata ka korrupsion.

Por ka edhe shifra të tjera që meritojnë analizë. Në një tabelë të botuar në të përditshen "Panorama" përshembull, bie në sy te zëri "Pagat" që vetëm 7 përqind e gjyqtarëve janë "të pakënaqur me pagën". 72 përqind e gjykatësve të anketuar janë .. të kënaqur me pagën që marrin, të tjerët janë disi të kënaqur (gjithsesi të kënaqur).  

Pagat e gjyqtarëve në Shqipëri llogariten me sistem përqindje bazuar te Gjykata e Lartë. Një gjykatës i Gjykatës së Lartë paguhet sa një ministër; një gjykatës i Apelit merr sa 70 përqind e gjykatësit të lartë (rreth 1 milion lekë të vjetra në muaj) ndërsa një gjykatës i Faktit (ku është zhvilluar anketimi) merr sa 60 përqind e gjykatësit të lartë, rreth 800 mijë lekë të vjetra në muaj).

Booh.. 72 përqind janë të kënaqur me 500 euro në muaj?! Apo ai 7 përqindshi i të pakënaqurve është në fakt përqindja e atyre pakëve që ende nuk e kanë futur gishtin në qypin me mjaltë? - A.N.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.