Berlusconi lë politikën: Tani e tutje do jap këshilla e do shkruaj kujtime

Pas disa ndërdyshjesh e pas shumë lutjeve e përgjërimeve nga ana e të vetëve, Silvio Berlusconi ka marrë një nga vendimet më të rëndësishme të jetës së vet, që është dhe një nga ngjarjet më të rëndësishme në Italinë e dy dekadave të fundit. “Nuk do të jem më kandidat për kryeministër. Kam ende muskuj, dhe mend, por ajo që më duhet të bëj tani është të jap këshilla, të shkruaj kujtime, të rrëfej e të jap vlerësime pa futur hundët në punët që po lë”, tha ai, duke bërë që të tjerët të reagojnë në mënyra nga më të ndryshmet, ca me dëshpërim e ca të lehtësuar.
Shpjegimi i largimit nga politika aktive ishte një nga ata që mund të jepte Berlusconi: "Hyra në politikë tetëmbëdhjetë vjte më parë, dhe e gjithë ishte një çmenduri që e bartte një dozë të mirë urtësie. Tani po largohem i shtyrë nga po ajo dashuri për Italinë, në emër të së cilës edhe i hyra politikës.”
Re.Pu.
Add new comment