Duam Planin Urbanistik, Basha nuk e jep - shkruan Aldrin Dalipi në Twitter

Postuar në 24 Tetor, 2012 15:15

"Tirana është zhytur në një Krim Urbanistik nga ndërtimet pa leje. Këshilltarët e opozitës kërkojnë Planin Urbanistik, Basha nuk e jep, - shkruan në profilin e tij në Twitter, kreu i këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi.

Dalipi e Basha kanë një histori të gjatë përplasjesh që kur kreu i ri i Bashkisë së Tiranës mori drejtimin e saj me vendim gjykate pas humbjes në përfundim të procesit të numërimit të votave. Përplasja mes tyre ka arritur kulmin kur Basha paditi Dalipin duke kërkuar 10 milionë lekë dëmshpërblim për disa deklarata në lidhje me “kioskat e kunatit” në rrugën pedonale në Tiranë.

Në fillim të tetorit Gjykata e Tiranës ka vendosur që kryetari i grupit të këshilltarëve të majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, të dënohet me 1 milion lekë (të reja) nga 10 milion lekë (të reja) nga 10 1ë kërkonte Basha në padi. “Vendim qesharak për një padi qesharake" - komentoi Dalipi duke e apeluar vendimin në Gjykatën e Apelit. - Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.