Hillary Clinton në Shqipëri. Për të theksuar "vendosjen e sundimit të ligjit" – thotë komunikata e DASH

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, do të udhëtojë nga data 29 tetor deri më 2 nëntor për në Algjeri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci. Në një komunikatë të Departamentit amerikan të Shtetit, thuhet se sekretarja Clinton do të udhëtojë në Ballkan për të dëshmuar edhe një herë interesimin dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë rajon.
Në një citim të kësaj komunikate të Departamentit Amerikan të Shtetit në VOA thuhet se në Shqipëri "ajo do të vërë theksin tek nevoja e bashkëpunimit më të fuqishëm politik dhe vendosjen e sundimit të ligjit".
"Në Bosnjë, Serbi dhe në Kosovë, Klinton do të shoqërohet nga shefja e politikës së jashtme te Bashkimit Evropian Catherine Ashton. Në Prishtinë dhe Beograd, ato do ta ritheksojnë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, se Serbia dhe Kosova duhet të respektojnë marrëveshjet e arritura dhe të avancojnë në dialog" – raporton "Zëri i Amerikës"
Susan Rice, ambassadorja aktuale e SHBA në OKB pritet të zëvendësojë Hillary Clinton pas zgjedhjeve të 6 nëntorit. – Re.Pu.
Add new comment