Gjermania kthen në atdhe 3400 ton ar "për kontroll"

Postuar në 24 Tetor, 2012 15:30

Media gjermane raportoi sot se banka qendrore (Bundesbank), do të rikthejë një pjesë të rezervave të arit që ka qenë e depozituar jashtë kufijve. Edhe pse nuk ka specifikuar sasinë e vërtetë të lingotave të arit në fjalë, Bundesbank tha se masat që do të ndërmerren në vitin 2013, do të shërbejnë për të kontrolluar sigurinë e arit, - raporton Deutsche Welle.

Bundesbank tha se lingotat e arit duhet të shkrihen plotësisht, si e vetmja mënyrë për të kontrolluar tërësisht pastërtinë e tyre, e më pas do kthehen sërish në lingota. Përgjatë së hënës kontrollorët federalë gjermanë i kërkuan edhe një herë tjetër bankës qendrore për të inspektuar të paktën 3400 tonë ar, sasi që kap vlerën e 133 miliardë eurosh (174 miliardë dollarësh.)"Rezervat gjermane të arit përtej kufijve nuk janë kontrolluar kurrë fizikisht në lidhje me origjinalitetin ose peshën e tyre," shkruanin kontrollorët në një raportim për ligjvënësit.

Si shumë banka qendrore, Bundesbank ka mbajtur gjithmonë një pjesë të rezervave të saj me vlerë në institucionet bankare jashtë vendit, duke përfshirë Bankën Feredale të Rezervave në Nju Jork, Banque de France dhe Bankën e Anglisë. Kjo ka nisur kohë më parë kur Gjermania ndjeu nevojën për të siguruar stoqet e saj kundër kërcënimeve të perceptuara nga ai që konsiderohej si Bashkimi Sovjetik dhe shtetet satelit në Evropën Perëndimore.

Raporton DW: Për dekada me radhë, Bundesbank nuk e kishte parë të nevojshme qoftë edhe të numëronte lingotat e arit jashtë vendit, për të mos përmendur verifikimin e përmbajtjes së tyre prej ari, duke i konsideruar të mjaftueshme garancitë shkresore të shteteve depozituese. Në fillim të këtij viti, një grup ligjvënësish federalë gjermanë donin të inspektonin rezervat e arit të depozituara në Banque de France në Paris, por u kthyen mbrapsht nga zyrtarët e atjeshëm me pretendimin se nuk kishin pajisjet e duhura për kontroll. Re.Pu.

Comments

Submitted by RP (not verified) on

<p>edhe ne shqiptaret do bejme mire te kontrollojme arin,po qe se ka mbetur ndonje gjel akoma,se lingotat jane bere vila.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.