4 ministrat që janë konfidentë me familjen e Berishës, - sipas Mero Bazes

Mero Baze u ka hedhur një sy fotografive të mbrëmjes gala të Liri Berishës, një javë më parë në Sheraton. Dhe bën një tip selektimi të ministrave dhe deputetëve të pranishëm në sallë dhe të atyre që nuk ishin ftuar.
"Ky protokoll ka vetëm një shpjegim, atë se cila pjesë e pushtetit është konfidencale me Familjen dhe cila është shërbëtore e Familjes. Pjesa që duket sikur është në pushtet, pra ata ministrat e fortë si Bode, Olldashi, apo zyrtarë të lartë të PD-së si Patozi e Noka, nuk hyjnë tek njerëzit që respektohen nga Familja. Duket se statusi i tyre është thjesht t’i shërbejnë pushtetit të Familjes, por jo të jenë të preferuarit e tij, - shkruan Baze në editorialin e tij të mbrëmjes në TemA online.
Për Bazen, - që duke gjykuar nga ndikimi te fansat, duket se e ka merituar plotësisht deri tani medaljen e berishologut, "darka gala e Liri Berishës ishte një demonstrim i qartë i dy linjave në pushtet".
Shkruan Baze: Qartazi ministrat që i bëjnë punë Familjes dhe janë konfidentë me të janë Arben Imami, Majlinda Bregu, Myqyrem Tafaj dhe Aldo Bumçi. Kontrolli i Familjes mbi universitetet private, pasuritë e ushtrisë, turizmin e lejet në bregdet dhe fondet e BE, duket se është më i fortë se sa duket në publik. A.N.
Add new comment