Arkiv-Lajme

72% e gjykatësve, të kënaqur me 500 euro në muaj?! Apo (vetëm) 7 % janë ata që s'e kanë futur gishtin në qyp?

Postuar në 24 Tetor, 2012 10:44

Në shtypin e sotëm gjen të publikuara rezultatet e një anketimi me 177 gjykatës të 14 gjykatave të vendit. Anketimi është organizuar nga Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë, në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Tiranë dhe është prezantuar dje në ambjentet e KLD.

Në artikujt e botuar në shtypin e sotëm mbi këtë anketim ka shifra të shumta që nga korrupsioni e ndërhyrjet, deri te arsyet e dështimeve të gjyqeve, cilësinë e gjykimit etj. Shumica e gazetave ka vënë në dukje njërën nga shifrat: 45 nga 177 gjykatësit e anketuar pranojnë që në gjykata ka korrupsion.

Raportit për Sollakun i kanë mbivendour emrin e Ina Ramës? Kanë shumë ngjashmëri - skandalizohet juristja që i ka lexuar të dyja

Postuar në 24 Tetor, 2012 09:35

E përditshmja SHQIP shkruan në kryelajmin e numrit të sotëm se "mazhoranca po përgatit ndëshkimin e kryeprokurores Ina Rama përpara nisjes së procedurës së shkarkimit të saj".

U bëmë me dy data edhe për Kurban Bajramin?

Postuar në 24 Tetor, 2012 08:30

Shtypi në Tiranë e Prishtinë ka njoftuar këto ditë se besimtarët në Shqipëri dhe Kosovë këtë vit nuk janë dakord se cilën ditë duhen filluar festimet e Kurban Bajramit. Bashkësia Islame e Kosovës është e vendosur që të festohet të premten, më 26 dhjetor. Ndërsa komuniteti mysliman i Shqipërisë përmes një komunikate për media ka informuar se falja e Kurban Bajramit në Shqipëri do të bëhet të enjten, më 25 tetor (myslimanët e Maqedonisë janë me versionin e Shqipërisë).

Berisha e ka me merak këtë punën e celularëve të PS-së. "Ke 8 muaj që nuk shkon te lokali i Shefikatit, - i thotë Ruçit

Postuar në 24 Tetor, 2012 07:31

Berisha: Teza e Ruçit opozita, pa celularë, si në kohërat e erës, zoti t’ju mbrojë
Ruçi: Strategjia jonë funksionoi. Nuk e përgjove dot strategjinë dhe vendimmarrjen e forcës kundërshtare
Berisha: Gojët e liga më thonë që ke 8 muaj që nuk shkon edhe tek lokali i Shefikatit.
Ruçi: Je keqinformuar o ditëzi.

Koordinatori i grevës, letër Berishës. Përgjigja i vjen nga mbledhja e qeverisë me Ramë dhe karrige

Postuar në 24 Tetor, 2012 06:46

“Greva e ish- të përndjekurve ishte e gjitha inskenim i Ramës, edhe vizitat e tij natën dhe furnizimi që ju bënte nga klubi ngjitur, ishin në funksion të kësaj karrigeje... nuk do ulet kurre. Qeveria ndjek me shqetësimin më të madh problemet e do qytetari, por s’pranon dot shantazhin e askujt. Vitet e burgut do t’ju njihen të gjithë ish-të përndjekurve. Brenda vitit 2017-të do jetë realizuar plotësisht dëmshpërblimi i tyre"

Ka një shqetësim të publikut mbi filmin ‘Taken 2’? Sipas Shekullit, po

Postuar në 24 Tetor, 2012 05:03

Filmi ‘Taken 2’, vazhdim i filmit ‘Taken’ të prodhuar në vitin 2008, sapo ka dalë nëpër kinematë e botës. Ka mbërritur dhe në Shqipëri. Është fjala për një film francez në gjuhën angleze, ku luajnë aktorë me famë ndërkombëtare, si Liam Neeson, Maggie Grace, Famke Janssen.

Bashkurti: Vizita e ministrit të jashtëm serb në Tiranë u bë me logjikë konspirative

Postuar në 24 Tetor, 2012 04:32

Vizita e numrit një të diplomacisë serbe, Mërkiç, në Tiranë është përcjellë me vëmendje nga shqiptarët. Por është ndjekur me shqetësim nga një numër njerëzish publikë, mes të cilëve bie në sy reagimi i Lisen Bashkurtit, ish-ambasador dhe diplomat karriere. Në një shënim të shkurtër, që Shekulli ia kish publikuar në një cep të faqes 5, ai shfaqej i skandalizuar prej faktit që kjo vizitë as është paralajmëruar, dhe as është shoqëruar e pasuar me info qeveritare.

"Tërësisht spekulativ, e krejt vulgar" - thotë Nano për titullin: "Rama, alamet çuni, Berisha, një gomar"

Postuar në 24 Tetor, 2012 03:25

Mustafa Nano ka mbetur ligsht nga mënyra si është cituar disa ditë më parë në një rubrikë të së përditshmes Shqiptarja.Com. Bëhet fjalë për rubrikën “Lunch” të gazetares Mira Kazhani, ku disa ditë më parë një bisedë e gazetares me Nanon është botuar me titullin "Mustafa Nano: Rama alamet cuni, Berisha një gomar".

Malaj duhet të ketë një lidhje goxha të fortë me telefonin e tij celular

Postuar në 24 Tetor, 2012 02:42

Shtypi i sotëm është mbushur me një ankesë të Arben Malajt për një vendim të organizatorëve të mbledhjes së Asamblesë së PS që telefonat celularë nuk duhet të punojnë gjatë kohës që punon Asambleja. Ka thënë Malaj në një intervistë me gazetarin Ilir Babaramo në News 24:

"Veprimi i ndërprerjes së sinjalit telefonik në një mbledhje ku ka 350 njerëz ku u vendos zhurmues për të mos patur akses telefoni, kjo për mua është e rrezikshme dhe e papranueshme. Ka disa individë që mendojnë se do të vijnë në pushtet duke cënuar dhe të drejtat më elementare të demokracisë"

A janë të paguar nga partitë politike disa nga "lexuesit" që komentojnë poshtë artikujve online?

Postuar në 23 Tetor, 2012 16:48

Kam ca kohë që jam detyruar të lexoj herë pas here komentet e lexuesve të “Shqip online” si pjesë e punëve të mia të përditshme.. Fillimisht, ajo që bie në sy është ngjashmëria e madhe e mesazheve nga një faqe interneti në një tjetër. Duket sikur grupi i komentuesve online është shumë i vogël dhe harxhon gjithë ditën nga një vend në tjetrin. E dyta, përqendrimi i komenteve në çështje të debatuara politike, ndërkohë që rubrikat e tjera marrin shumë pak opinione nga lexuesit, - shkruan gazetari Gjergj Erebara në një artikull në SHQIP-in e sotëm.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme