Raportit për Sollakun i kanë mbivendour emrin e Ina Ramës? Kanë shumë ngjashmëri - skandalizohet juristja që i ka lexuar të dyja

Postuar në 24 Tetor, 2012 09:35

E përditshmja SHQIP shkruan në kryelajmin e numrit të sotëm se "mazhoranca po përgatit ndëshkimin e kryeprokurores Ina Rama përpara nisjes së procedurës së shkarkimit të saj".

Shkruan SHIP: "Sipas burimeve, mësohet se Ministria e Drejtësisë po përgatit një raport për punën e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila pritet të fokusohet në punën e saj për vitin 2011 dhe këtë aktualin. Ministri Eduard Halimi pritet ta paraqesë së shpejti atë pranë Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Njësoj si pesë vite më parë me ish-Kryeprokurorin, Theodhori Sollaku, mazhoranca përgatit një “pretencë” parlamentare që pritet t’i paraprijë veprimit final (i cili është në dorën e Presidentit të republikës) pra shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Disa javë më parë në ResPublica evidentuam pohimin e një juristeje amerikane që jeton prej vitesh në Shqipëri, njohëse e mirë e Kushtetutës sonë, e cila ka vënë re ngjashmëri edhe më flagrante se thjesht procedura. Në një intervistë për të përjavshmen JAVA, Kathleen Imholz i pohon gazetarit Ben Andoni:

“...Të kthehemi në çështjen e prokurorit tuaj: Me EURALIUS-in ndoqa procedurën kundër kryeprokurorit Sollaku. Ajo filloi me një raport nga Ministria e Drejtësisë – krijimi i komisionit parlamentar ishte hapi i dytë. Jam nga të paktët të huaj që kam lexuar atë raport si dhe raportin e fundit të Ministrisë së Drejtësisë i cili trajton prokurorinë e Ina Ramës. Të dy raportet kanë shumë ngjashmëri, dhe ndoshta mendohet të procedohet si në kohën e Sollakut...” - Re.Pu.

Në foto: Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama dhe nëndrejtori i policisë së Shtetit Agron Kuliçi, gjatë një takimi kundër krimit të organizuar, korrik 2010 (LSA)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.