Koordinatori i grevës, letër Berishës. Përgjigja i vjen nga mbledhja e qeverisë me Ramë dhe karrige

Postuar në 24 Tetor, 2012 06:46

“Greva e ish- të përndjekurve ishte e gjitha inskenim i Ramës, edhe vizitat e tij natën dhe furnizimi që ju bënte nga klubi ngjitur, ishin në funksion të kësaj karrigeje... nuk do ulet kurre. Qeveria ndjek me shqetësimin më të madh problemet e do qytetari, por s’pranon dot shantazhin e askujt. Vitet e burgut do t’ju njihen të gjithë ish-të përndjekurve. Brenda vitit 2017-të do jetë realizuar plotësisht dëmshpërblimi i tyre"

Kjo është ajo që ka thënë kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë cituar nga BalkanWeb.
Me sa duket është edhe përgjigja publike për një letër që koordinatori i grevës së urisë, Skënder Tufa i ka dërguar sot në mëngjes, sipas të njëjtës agjensi lajmesh.

Raporton BW: "Tufa kërkon takim me kryeministrin e trupin diplomatik, për të diskutuar në lidhje me problemet që kanë ish-të burgosurit politikë.“Shoqata e të burgosurve politikë iu është drejtuar me një peticion, moskthimi i përgjigjes na detyroi të futeshim në grevë urie. Tani që greva është mbyllur kërkojmë një takim me ju për të trajtuar problemet e të burgosurve politikë. Ne nuk jemi kriminelë”, - tha Tufa. - A.N.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ne zgjedhjet lokale te tetorit 2011,ne Fier, nje kryetar komune, gjate fushates, cirrej ndaj kandidatit te majte per kryetar komune dhe shpesh perdorte shprehjen.-&quot; Ne kete karrige ai nuk do te ulet kurre &quot;- Dhe ashtu ndodhi vertet. Megjithese kandidati i majte fitoi, nuk pati fatin te ulej ne karrigen e paraardhesit te tij.</p><p>&nbsp;&nbsp; Sepse demokrati, kur u largua, e mori&nbsp; karrigen dhe e çoi ne shtepine e tij. Keshtu edhe SRB-i. Lereni ta mare karrigen me vehte....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.