Ky në foto është deputet!

Përshëndetje, bashkëlidhur i keni 3 fotografi të cilat tregojnë se deputeti Liburn Aliu nuk është rrëzuar nga shtyrjet e ndërsjella nga protestuesit, ashtu siç pretendon policia, por është lënduar nga policia. Ju lusim që t’i publikoni. Gjitha të mirat - Lëvizja VETËVENDOSJE! Sekretariati për Media dhe Komunikim.
Ky është një nga dhjetëra tekstet e emaileve që vijnë thuajse papushim në adresat e redaksive të Tiranës nga lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë. Një nga tri fotot e emailit të sipërcituar, shoqëron këtë shënim.
VetëVendosja po proteston pa u ndaluar që pas takimit Thaci-Dacic. Lëvizja e Kurtit kundërshton bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mediat e Prishtinës raportojnë se protestat e sotme përfunduan të qeta. Gjatë protestës së sotme u bë thirrje për lirimin e veprimtarëve të kësaj lëvizjeje që po mbahen në arrest pas protestave të së hënës që u karakterizuan nga përplasje të dhunshme, që lanë pas vetes edhe dhjetra të lënduar. Re.Pu.
Add new comment