"Tërësisht spekulativ, e krejt vulgar" - thotë Nano për titullin: "Rama, alamet çuni, Berisha, një gomar"

Mustafa Nano ka mbetur ligsht nga mënyra si është cituar disa ditë më parë në një rubrikë të së përditshmes Shqiptarja.Com. Bëhet fjalë për rubrikën “Lunch” të gazetares Mira Kazhani, ku disa ditë më parë një bisedë e gazetares me Nanon është botuar me titullin "Mustafa Nano: Rama alamet cuni, Berisha një gomar".
"Biseduam për afro një orë. Ishte një bisedë fare e shpenguar mbi temat që donte ajo. Vura re se nuk mbante shënime.. Kur mora gazetën të nesërmen në mëngjes, pashë se intervista ish njoftuar qysh në krye të faqes me një titull që më goditi: Muç Nano thotë se “Edi Rama është alamet çuni, ndërsa Berisha është gomar”. S’po u besoja syve. Mbeta ligsht. Ishte një titull tërësisht spekulativ, e krejt vulgar..."
Nga reagimi i Nanos, botuar sot në të përditshmen SHQIP, kuptohet që ai është kundër një mënyre të tillë editimi, ku citohen e pranëvihen në tituj, cepa fjalish të ndryshme e distante të një bisede të gjatë e gjysëm private. Dhe për atë që nxirret "në sipërfaqe" nga një bisedë e tillë e hallakatur në tema të ndryshme nuk mund të jetë autorja e një artikulli që vendos.
Nano rimerr dy "pjesët" e titullit Berishë-Ramë që gazetarja i ka vendosur artikullit-bisedë dhe shkruan:
"..nuk pretendoj të jem njeriu më elegant i botës, sidomos kur është fjala për Kryeministrin e vendit tim; përkundrazi, unë nuk është se e mbaj gjuhën kur vjen hera që flas për të, por puna është se qasjen time vulgare në publik duhet ta zgjedh unë, e jo Kazhanët e Shqipërisë. Shkurt, jam unë që duhet ta vendos se kur duhet ta them, e nëse duhet ta them, publikisht që “Berisha është gomar”, dhe në këtë pikë më vjen shumë çudi – kjo është e vetmja keqardhje – se si intervistuesja nuk ka pasur inteligjencën për të ndarë gjuhën e mejhanes nga gjuha publike. Por përsëris: Në këtë pikë nuk dua të dramatizoj më shumë se sa duhet. Është pjesa e parë e titullit që më shock-oi pa masë... Nuk arrija të kuptoja se si ka mundësi që gazetarët mund të bëjnë një spekulim kaq të trashë e të lig. Gjatë intervistës del e qartë ajo që kam thënë në përgjigje të pyetjes se ç’mendoj për Ramën. “Nuk dua të flas asnjë fjalë për Ramën deri në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm; nuk dua të flas as mirë, as keq. Do të flas për të pas zgjedhjeve. Nëse i fiton këto zgjedhje e nëse bëhet kryeministër, do ta ndjek në çdo hap e në çdo akt me lupën time kritike”, i kam thënë gazetares, që më ka riprodhuar saktë mendimin. “Po nëse ai humbet zgjedhjet?”, pyet ajo. “Nëse ai humbet, askush s’do të ketë nevojë e arsye të merret me Ramën. Rama është alamet çuni, dhe është në gjendje të kuptojë se duhet ta lërë politikën e kreun e PS-së, nëse humb këto zgjedhje”, ia ktheva. Dhe pikërisht nga mesazhi im, se “Rama është alamet çuni, pasi do dhe di të largohet po humbi zgjedhjet”, gazetarja kish veçuar frazën “Rama është alamet çuni” për ta vënë në titull, e për të krijuar kontrastin e fortë me frazën tjetër timen “Berisha është gomar”. Ja, kjo është herë pas here gazetaria shqiptare. Gazetari e leshit! (Dhe kjo frazë e fundit është vulgare, por është vulgare se dua unë, e jo sepse do dikush tjetër.)" - A.N.
Në foto: Mustafa Nano, duke dhënë autografë gjatë promovimit të librit të tij “Hinterlandi i Kuq” (LSA)
Nano i plotë: http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/10/24/kur-viktime-e-gazet...
Artikulli: http://www.shqiptarja.com/blogs/lunch_com/rama_alamet_uni_be...
Comments
Po ti o Muci, nuk e njeh

Po ti o Muci, nuk e njeh cfare gazetare eshte ajo? U desh ky shkrim qe te kuptoje nivelin e saj dhe te shume gazetaruceve te tjere si ajo, qe shiten per nje Lunch? Me siguri ti pagove e dhe dreken, se ky eshte qellimi isaj! Me vjen keq, por ketu faji eshte teresisht i yti!

Nqs Nano e dinte se Kazhani

Nqs Nano e dinte se Kazhani po bisedonte me te per Rubriken e saj ne Shqiptarja, ai atehere duhet te ishte i pergatitur per kete "surprize", pasi vete rubrika bazohet mbi keto "surpriza". Rubrika bazohet mbi "surprizat" qe shtypi "serioz" i ka kthyer ne norma dhe na i shet per te verteta. Ndaj reagimi i Nanos, duket me teper si nje reagim i produktit mediatik te vendit, kontribues i se ciles, qofte edhe pa dashje, eshte edhe vete Nano!

Me nje fjale, "po hame ate qe kemi gatuar sebashku", pavaresisht se c'gur kemi vendosur!

Mustafa, me siguri s'do e

Mustafa, me siguri s'do e kesh paguar ti dreken. Kjo eshte nje arsye pervec mungeses se pergjegjshmerise dhe profesionalizmit. Kaq vjet nmuk i njohe gazetarucet qe vdesin vetem per nje "lunch"? Me vjen keq, por eshte edhe pak faji yt!

z.Muçi, e di ate shprehjen e

z.Muçi, e di ate shprehjen e Radio Deejay:"Questa è la stampa bellezza,e tu non puoi farci niente..".Ky eshte shtypi,biles ato fotot e princeshes nuk kishte arsye pse te mos publikoheshin,se paparacet per ate pune jane.Kur thote ndonje gafe Romney edhe ne gjume,te nesermen e ke ne faqen e pare te gazetave me te medha.Po per gomarin je tamam,çfare meraku ke ti?E di pse me pelqen kjo fraze?Se te tjeret mundohen te thone qe Berisha ben gomarlleqe se eshte si shiu me ere,ndersa ti z.Muçi e thua shqeto qe Berisha ben gomarlleqe se eshte gomar;kjo po qe eshte me e logjikshme.

Ndershmerisht une e prisja

Ndershmerisht une e prisja dite me pare refleksionin e Nanos, duke e njohur paksa karakterin e tij...Tjeter gje muhabeti i kafeneve dhe tjeter gje opinioni i opinionistit...Sot nuk ka 'gazetare' por 'corbaxhinj' te keqinj, qe vaj hallit kur spekullojne me 'qytetaret' cfare bejne me 'ruralet'...dhe ne presim informacione...

Z.Nano shkrimi juaj eshte

Z.Nano shkrimi juaj eshte shume i sakte por kete corbe qe ju gazetaret keni gatuar eshte pak e veshtire qe te hahet.Ndoshta ka ardhur koha qe dhe vete gazetaret e kane kuptuar qe e verteta dhe vetem e verteta dhe jo bindjet politike do bejne dallimin midis nje gazetari serioz dhe nje gazetari sharlatan qe shitet per dy lek.

I nderuar Nano, vet ia ke

I nderuar Nano, vet ia ke bërë vetit. Të bisedosh në më pak se 1 orë e të thuash kaq shumë gjëra "in private" kur e dinë se po intervistohesh, nuk është argument që pinë ujë. Nëse do të kishit ndenjur nja 5 orë edhe mund të thuhej. Fakti që je regjur me medien nuk do të thotë se duhet të zbërthesh kopsat kurdo që intervistohesh. Pakujdesia paska qenë plotësisht e jotja, e abuzimi, në raste të tilla, edhe hahet. Nëse bën penalti kot shpreson që tjetri ta huq golin.

Ama dhe ti Muç, sa shume

Ama dhe ti Muç, sa shume i ve re keto gjera. Po gomarit, gomar do t'i thuhet nuk mund ti thuhet lope. Ne se Berisha eshte gomar i madh, ajo mund ta kishte ngaterruar me mushke mashkull, por nuk mund t'i thoshte kale...

z.Nano, Mustafa Ju jap shume

z.Nano, Mustafa

Ju jap shume te drejte

… intervistuesja nuk ka pasur inteligjencën për të ndarë gjuhën e mejhanes nga gjuha publike…

Mundohem ti ndjek dhe te lexoj shkrimet tuaja, kjo nuk do te thote qe gjithmon ndajme te njejtin mendim.

Gjuha e „mejhanes“ (Mediamania) eshte bere e perditeshme ne shtyp dhe sidomos Titujt qe asnjehere nuk kane lidhje me tekstin, me e lehte eshte te shkruash genjeshtra ne shtyp sepse terheq lexuesin per realitetin dhe shtremberimeve qe ju behen ne shtyp nuk do t´ja dije njeri, rendesi ka te jene te pranishem me artikuj cdo dite.

Add new comment