U bëmë me dy data edhe për Kurban Bajramin?

Shtypi në Tiranë e Prishtinë ka njoftuar këto ditë se besimtarët në Shqipëri dhe Kosovë këtë vit nuk janë dakord se cilën ditë duhen filluar festimet e Kurban Bajramit. Bashkësia Islame e Kosovës është e vendosur që të festohet të premten, më 26 dhjetor. Ndërsa komuniteti mysliman i Shqipërisë përmes një komunikate për media ka informuar se falja e Kurban Bajramit në Shqipëri do të bëhet të enjten, më 25 tetor (myslimanët e Maqedonisë janë me versionin e Shqipërisë).
Shumë besimtarë shqiptarë pritet të jenë sot mes më shumë se dy milionë njerëzve të besimit mysliman, të cilët nisin atë që quhet: "pelegrinazhi tradicional i haxhillëkut në Mekë". Pelegrinazhi në Mekë është një nga pesë shtyllat e islamit dhe çdo mysliman duhet të paktën një herë në jetën e tij të shkojë atje.
Raporton radio gjermane Deutsche Welle:
"Pika kulmore e kësaj tradite është ngjitja në malin Arafat, nesër. Krahas 1,6 milionë pelegrinëve nga mbarë bota, në Mekë priten të jenë edhe 750.000 vetë nga vetë Arabia Saudite. Forcat e sigurimit të vendit kanë marrë masat për evitimin e ndonjë paniku masiv siç ka ndodhur shpesh në të kaluarën. Para 6 vjetësh humbën jetën si pasojë e një paniku masiv 364 pelegrinë. Në muajt e kaluar Arabia Saudite ka investuar më shumë se 220 milionë euro në masat e marra në infrastrukturë, për ta bërë më të sigurtë dhe komod pelegrinazhin" - A.N.
Në foto: Besimtarë myslimanë, duke u falur në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", me rastin e Kurban Bajramit nëntorin e një viti më parë (LSA)
Comments
Po sikur te mos festohej
Po sikur te mos festohej aspak ne Shqiperi? Nuk eshte fe qe i perket Europes Islami, duhet ta shporrim!
Pastaj pse dalin te falen ne rruge kur kane nga nje xhami per lagje?
Bo bo C'na gjeti ! Hall i

Bo bo C'na gjeti ! Hall i madh per kurban Baramin , se do na merziten edhe Arabet andej nga Meka _-Ikni ore metjihe keto lloj feje se na hapet barkun

Nese duhet me shporr patjeter

Nese duhet me shporr patjeter nje nga te dyja, perse te mos shporrim Europen me mire? Ceshtjet shpirterore kane perparesi ndaj atyre materiale, e ndersa fene njeriu e ka per shpirt ndersa Europen per leke, them se njerezit me parime do te zgjidhnin shpirtin para trupit.

Rikthimi i ketyre reagimeve qe perhapin ide kriminale genocidale qe kerkojne shporrje te nje kategorie te madhe nejrezish nga vendi i tyre, eshte jo thjesht i papranueshem, por i peshtire. Prirja per te shkelur me kembe besimin e tjetrit, e shfaqur ne nje kategori injorantesh te egersuar qe sot po shtohen si minjte ne kete vend, eshte tejet barbare dhe mendoj se nuk duhet te gjeje hapesira ne blogje te tilla si ky. Mjerisht Adolfet e vegjel kibernetike si keta me siper duket se po perhapen shume ne kete vend dhe kjo tregon se e ardhmja jone nuk le shume per te shpresuar.

Ne lidhje me xhamite, qe autori i perversionit mental te mesiperm, i sheh ne cdo lagje, po saktesoj se, nga kombinati deri ne kinostudio sot ka 7 xhami, per nje qytet qe flitet se ka te pakten 700 mije banore. Njerezit po falen trotuareve sepse nuk kane ku te falen. Megjithate, pohimi i pavertete se rruga per ne Europe duhet te filloje me shembjen e xhamive apo shporrjen e muslimaneve, eshte aq ordiner, sa do me vinte ndot nga nje Europe e tille.

26 Tetor*

26 Tetor*

Po inki more se moret ne qafe

Po inki more se moret ne qafe njerezit, ikni me kete fe te shpifur. Shiko vetem pak neper bote: Vendet qe besojne sa me pak ose jane katolik jane me te pasur dhe nuk kane luftera dhe vendet ku jane muslimane vetem varferi skamje dhe luftera. Shembulli me i mire jemi ne ballkani aty ku ka me shume myslimane ne europe dhe jemi vendet me te varfra, nese keto komente te thjeshta qe edhe nje kalama mund ti kuptoje nuk mjaftojne atehere !!!

Diten e mire

PS: jam musliman vete** sic me kan then

Add new comment