Përfytyroni zëdhënësen e PD që jep dorëheqjen për ...një telefonatë në TVSH

ZDF-ja është një televizion publik në Gjermani si TVSH në Shqipëri, madje në Bordin Drejtues ka edhe politikanë të partive të mëdha. Hans Michael Strepp, zëdhënësi i Unionit Kristiansocial (CSU) partia simotër e CDU që udhëheq vendin në koalicionin e drejtuar nga Merkel, të dielën në datë 21.10.2012 ka telefonuar në redaksinë e ZDF dhe ka kërkuar që të mos raportohet për kongresin e socialdemokratëve (SPD), në Bavari (parti konkurrente).
Cfarë ka ndodhur më pas? Ja kronika e radios gjermane Deutsche Welle:
"Zëdhënësi i CSU -së është detyruar të japë dorëheqje, pasi është bërë e ditur se ka bërë presion ndaj kanalit televiziv ZDF. Detajet e telefonatës ende nuk dihen. Por vetë thirrja telefonike e zëdhënësit dëshmon qartë: politikanët ende po i tejkalojnë kufijtë e lejuar dhe duket se nuk kanë mësuar asgjë nga afera e ish presidentit ëulff. Për shkak të aferave të ngjashme, ish presidenti Christian ëulff u detyrua të largohet nga posti. Prej kësaj afere, mediat në Gjermani janë shumë alergjike ndaj përpjekjeve për influencimin e politikës redaktuese. Ndërkohë që edhe opinioni është shumë sensibël. CSU-ja po përpiqet "të shpjegojë rastin", tha shefi i partisë Horst Seehofer. Por debati nuk ka përfunduar. "Ajo që duket se ka bërë zëdhënësi i CSU-së është plotësisht e papranueshme", thotë Hendrik Zörner nga Shoqata e Gazetarëve gjermanë. "Kjo është një përpjekje për presion masiv ndaj lirisë së shtypit", shton ai. Barbara Thomas, eksperte në media dhe dikur anëtare e Bordit Drejtues të ZDF-së, mendon se edhe në këtë rast mund të nxirren konkluzione pozitive. "Më qetëson reagimi shumë i ashpër i opinonit gjë që dëshmon se sa të ndjeshëm jemi në këtë segment. Kjo është e mira e këtij rasti fatkeq", - pohon ajo". A.N.
Më shumë:
http://www.dw.de/a-clumsy-attack-on-the-media/a-16334546 (angl)
http://www.dw.de/nj%C3%AB-thirrje-e-papranueshme/a-16335863 (shqip)
Comments
Standartet e Gjermanise

Standartet e Gjermanise sigurisht jane shume te larta por ka nje pike te dobet, nje thember te Akilit, nje ngjarje qe ka deshmuar cenimin e lirise se fjales ne kete vend, gje te cilen main stream media e anashkaloi apo e permendi si ngjarje te parendesishme.

Behet fjale per gazetaren gjermane Eva Herman, autore librash dhe prezantuese televizive e kanalit nr. 1 kombetar ARD, me audience me te madhe se ZDF.

Eva Herman ne nje konference shtypi ne vitin 2007 ka thene ne nje apo mbase dy fjali qe levizjet radikale liberale (si revolucioni seksual, promovimi i abortit etj) te vitit 1968 e kane tronditur rendesine te qenit nene ne femrat gjermane, se kjo ide promovohej nga Rajhu i trete por qe ky rregjim abuzoi me kete ndjenje. Eva Herman e kategorizoi nazizmin si epoke tragjike por e cilesoi te gabuar shtysen e levizjeve liberale per te ripercaktuar vlerat dhe ndryshuar rrenjesisht traditen.

Keto fjali te sinqerta ngjallen nje histeri te tere ne "opinion" qe nisi me gazeten Spiegel te 10 shtatorit 2007 e cila shkruante se perpjekja per te promovuar familjen dhe shtuar numrin e lindjeve u be nga Hitleri "per te krijuar racen e sunduesve bjonde dhe sy kalter" (pohim qe, i marre fjale per fjale, eshte nje genjeshter se programi "Lebensborn" nuk perfshinte kerkesen specifike qe te lindje femije flokeverdhe dhe se me dhjetera mijera nena gjermane qe linden femije floke e sy zinj u vleresuan njesoj nga shteti si ato qe linden femije flokeverdhe pa permenduar ketu faktin se shumica e udheheqesve naziste nuk ishin bjonde).. Ndersa nje i mbijetuar i Holokaustit u shpreh se keto ishin fjalite me te tmerrshme qe kishte degjuar prej nje kohe te gjate....!!

Eva Herman u flak nga puna me etiketimin "naziste". Por nje njeri mund te mendoje se ajo u flak nga puna per mesazhin e jetes dhe te familjes qe i percolli popullit gjerman. Eshte krejt e vertete se nqs grate gjermane do te perqendrohen me shume tek karriera dhe tekat e tyre individualiste se sa tek femijet dhe tek familja, populli gjerman do te shuhet!

Jam i sigurt qe shumica e personave qe do lexojne komentin tim, as qe e dine fare kete fakt. Njerezit dine me mire se si mohohen te drejtat e njeriut ne Iran ne krahasim me ate qe ndodh ne Europe.

Nje rast i fundit flagrant i mos pasqyrimit te gjithaneshem te ngjarjeve ne media ishte lajmi qe lexova ne "Res Publica" gjate diteve te kampionatit boteror. Ne lajm flitej per thirrjet e turpshme raciste te grupeve te tifozeve gjermane neonaziste ne stadium Sigurisht, e papranueshme etikisht. Mire, por a e dini ju se c'po ndodhte nderkohe ne Izrael? Ne Izrael gjate gjithe qershorit 2011 ka patur manifestime te dhunshme popullore kunder emigranteve afrikane, ne Tel Aviv dhe qytete te tjera i kane lincuar, rrahur dhe djegur kasollet, ndersa qeveria e policia ne qershor e intesifikuan ne kulm fushaten e spastrimit dhe izolimit te zezakeve. Dhe ja me e pabesueshmja: Ne daten 19 Qershor 2011 (e e diele), ne intervisten dhene gazetes izraelite MAARIV ministri i brendshme izaelit ELI YISHAI i beri edhe nje here jehone etiketimeve raciste te shprehura nga kryministri i vendit dhe anetaret e qeverise duke thene: KETA NJEREZ NUK DUAN TA KUPTOJNE SE KY VEND (IZRAELI) U PERKET NJEREZVE TE BARDHE!!

Tani e imagjinoni dot se c'do te ndodhte ne median perendimore nqs ministri i brendshme gjerman apo Merkeli do te thonte: "Gjermania u perket arianeve" ?!!!

Ne kete koment nuk diskutoj standartet e larta te medias per problemet e brendshme ne Gjermani, por peshtypaj ime eshte se ne sferen e poltikes se madhe nderkombetare, lajmet perzgjidhen sipas interesit, apo me mire censurohen ne sherbim e nje politike globaliste dhe nuk ekziston liria e olote e fjales qe pretendohet!!

Lutem kerkoni ne internet per te vertetuar cdo pohimin timin ne komentin e mesiperm! Faleminderit !

Add new comment