Hillary Clinton, kandidate për presidente në 2016?

Sipas Dana Milbank, opinionist i gazetës Washington Post, afrimi kohëve të fundit mes Presidentit Obama dhe ish-Presidentit Bill Clinton, si dhe fushata tejet aktive e këtij të fundit në ndihmë të të parit ka vetëm një shpiegim – një hapje e shtegut për Hillary Clinton për një kandidaturë presidenciale në 2016-ën. Bill Clinton e sulmoi ashpërsisht Presidentin Obama para 4 vjetësh, kur ai po garonte brenda Partisë Demokrate me të shoqen e ish-presidentit.
Milibank mendon se ekonomia amerikane, e cila e ka filluar tashmë rimëkëmbjen pas kirizës së fundit, do të përmirësohet ndjeshëm në katër vitet e ardhshëm. Dhe qeverisja e vendit nga një demokrat gjatë këtyre katër vjetëve do të përbënte një plus të madh për kandidaturën e Hillary Clinton në 2016-ën. Zj. Clinton do të jetë 69 vjeç pas katër vjetësh dhe ndoshta do të ketë shansin e fundit për të garuar edhe një herë për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë.
Në fakt, Hillary Clinton ka deklaruar se nuk do të kandidojë më për postin e Presidentit të SHBA-së, por Milibank thotë se ajo ka deklaruar edhe që nuk do të pranojë një mandat të dytë si Sekretare e Shtetit, por kohët e fundit po jep shenja se po e rimendon atë deklaratë…
Re.Pu.
Artikulli i Dana Milibank: http://www.washingtonpost.com/opinions/dana-milbank-bill-cli...
Add new comment