Berisha sulmon FMN e BE nga Tirana, Çili e konsideron si “gjuhë prej partneri dinjitoz të bashkësisë perëndimore”

Postuar në 27 Tetor, 2012 07:46

 

Kryeministri  Berisha, ia ka faturuar dje fajin për telashet që po kalon vendi FMN-së dhe Bashkimit Europian gjatë konferencës vjetore të Bankës së Shqipërisë. “Një takim u bë në Tokio, por nuk dëgjuam të reja apo të veçanta”, tha Berisha. “Para një viti e gjysmë, takova në Tiranë, guvernatorin e Bankës Qendrorë të Republikës Popullore të Kinës, i cili më informoi se ky vend i kishte dhënë Fondit Monetar Ndërkombëtar 100 miliardë dollarë dhe as edhe një dollar i vetëm nuk kishte përfunduar në vendet në zhvillim, por të tëra, në vendet e zhvilluara”, shtoi ai në akuzat ndaj institucioneve më të mëdha ndërkombëtare. Në rast se ecim në këtë mënyrë, është jashtëzakonisht e pashmangshme kontributi në përhapjen e krizës. “Duhen masa të menjëhershme, vendet në Europë që janë në krizë mendojnë si të kenë rritje, ndërsa vendet që kanë rritje, si ta mbajnë rritjen. Thirrja ime: të bëjmë çdo gjë në mënyrë që të nxisim rritjen ekonomike, se kjo është leva jonë e Arkimendit për të përballuar pasojat e krizës”

Interesant është fakti që kur flet para organizmave a kongreseve ndërkombëtare në Bruksel, Romë e gjetkë, Kryeministri flet vetëm për arritjet tona dhe për opozitën, ndërsa këtu brenda flet kundër organizmave ndërkombëtarë dhe madje u kërkon dhe llogari. A mos ka ngatërruar vendet? Frika është se në të dy rastet nuk po i flet direkt të interesuarit, dhe, mbi të gjitha, kësisoj askush s’mund t’i kthejë përgjigje.

Sidoqoftë, Henri Çili te Mapo e sotme mendon për këtë lëvizje se Berisha: “Me një gjuhë realiste prej një partneri dinjitoz të bashkësisë perëndimore, Berisha në fakt ka prekur thelbin e një politike të padrejtë të këtyre institucioneve ndaj vendeve si Shqipëria apo kolegëve të tjerë të rajonit, të cilët duke u sajuar me fuqitë e tyre, kanë përballuar krizën europiane dhe globale, nuk i kanë nxjerrë asnjë problem Europës e Perëndimit madje…”

k.c.

Comments

Submitted by Xhaxho, K (not verified) on

<p>Pershendetje Respublica. Jam teper kurioz te shoh nje liste te atyre qe kane folur ne kete Konference.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.