Shqiptarja.Com raporton pjesëmarrje me dhunë në "marshimin kundër dhunës"

"Mijëra gra iu bashkuan kryetares".. etj - shkruhet në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me një "marshim kundër dhunës" të organizuar sipas njoftimeve, nga kryetarja e Kuvendit, Topalli.
"Mijëra"? Hëm. Një hiperbolë e kuptueshme për nivelin e sajtit zyrtar të Kuvendit, por e përditshmja "Shqiptarja.Com" shkon pak më larg se kaq.
Gazeta shkruan se nuk ka patur kurrfarë "bashkimi grash" me nismën në bulevardin e Tiranës (në foto), përkundrazi, edhe ato gra e nxenes që kanë marrë pjesë, janë sjellë me dhunë në marshimin kundër dhunës dhe jane marre nga oret e mesimit. Bëhet fjalë për gratë e administratës së Kuvendit dhe ministrisë së Majlinda Bregut sipas gazetës në fjalë, e cila shkruan në raportin e saj:
"Marshimi "në heshtje kundër dhunës ndaj grave dhe fëmijëve" i ndërmarë nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli përvec sensibilizimit që kishte për shoqërinë në të njëjtën kohë bëri që shumica e nxënësve të braktisnin orët mësimore dhe punonjësit e administratës së Kuvendit të boshatisnin zyrtar e tyre. Një veprim ky i përsëritur dhe i detyruar për punonjësit e Kuvendit sa herë që Topalli ndërmerr nisma të ngjashme si kundër AIDS si dhe në aktivitete të kryeministrit Berisha..."
Reagimet "zyrtare" nga opozita kanë munguar, por në rrjetet sociale, ka patur të tilla. Deputetja Ermonela Felaj, përshembull shkruan në profilin e saj në Facebok: "Jozefina proteston kundër dhunës në familje!!! a e ka pyetur veten pse është shtuar dhuna?? Hiqjuni sysh njerëzve zonjë. Nuk do të jetë e vonë dita që përbuzja popullore do t'ju vejë përfund" (A.T.)
Comments
Per zonjen Ermonela Felaj dhe

Per zonjen Ermonela Felaj dhe per te tjerat: Harrojeni se nje dite Jozefina Topalli do te jape llogari. Me gjithe respektin per Ju dhe krahun tuaj politik, ju po tregoni dobesi ne demaskimin e kesaj shtrige politikë ne pushtet. SB, JT e te tjere i kane marre masat qe te mos ju hyje gjemb ne kembe. Shumicen e kohes ata per kete qellim e harxhojne. Opozita po tregohet e mefshte. Ajo nuk po e terheq dot popullin me vete. Duhet me shume pune, me shume mund, por edhe me shume zgjuaresi. Opozita duhet ta njohe mire te verteten dhe te mos e shohe ate nga blloku, nga klubet e nates, etj. Duhet zbritur te populli, duhet testuar realisht ai. Populli eshte ne hall; populli po vuan. Laku po shtrengohet.

Nje nga pergjegjesit

Nje nga pergjegjesit kryesore te dhunes qe ka perpire te gjithe territorin

e vendit tone,nen drejtimin e qeverisjes se saj si dhunuese permanente

te cdo vlere qe mban ekuilibrat sociale,,,,,,,,na u ankoka ndaj vetes se saj!?!?!?!

Kjo jozefina nuk e njeh turpin;keshtu qe eshte pa vlere t'i kushtosh me teper fjale.

Add new comment