Obama fiton debatin e tretë; pritet të matet jehona elektorale e kësaj fitoreje (nëse do të ketë)

Mbrëmë ish radha e debatit të tretë midis Obama e Romney-t, dhe pikët shkuan për të parin. Presidenti arriti ta bënte Romney-n të binte dakord lidhur me politikën e jashtme të administratës amerikane gjatë katër viteve të fudnit, gjë që i bëri një numër komentatorësh, mes të cilëve dhe të djathtë, të thoshin: “E pse duhet të votojmë? Ata janë njësoj”.
Obama nuk e fitoi debatin vetëm në përmbajtje, por edhe në stil, apo në detaje të natyrës televizive. Në një nga momentet, Romney u gjend në pozitë shumë të vështirë përballë ironisë së pamëshirshme të Obama-s. Kandidati republikan ish duke thënë se janë bërë hapa prapa përsa i takon marinës luftarake amerikane (The Navy), dhe se “ne kemi më pak anije se në vitin 1916”. Dhe përgjigja e kandidatit demokrat ishte: “Po, i dashur guvernator, është e vërtetë, ne kemi më pak anije luftarake se sa kemi pasur në fillim të shekullit të kaluar. Por ne kemi më pak edhe kuaj e bajoneta”. Dhe me këtë donte t’i thosh kundërshtarit se aftësia e kapacitetet luftarake sot maten me aeroplanmbajtëse, me nëndetëse bërthamore, etj, etj.
Një numër gazetash e kishin veçuar këtë moment.
Re.Pu.
Comments
o muci sa fiksim e ke obamen
<p>o muci sa fiksim e ke obamen mer</p><p>mos u bej merak se do humbi gjithsesi ;)</p>
Add new comment