Gjinushi: Berishën e mbajnë në pushtet 3 të dënuar prej tij

Postuar në 21 Tetor, 2012 10:25

 

Në një intervistë të gjatë për Mapon e sotme, Skënder Gjinushi është shprehur pesimist për të ardhmen e zgjedhjeve pasi “si mund të provosh për të 17-ën herë që të bësh zgjedhje të lira me Sali Berishën.” Gjinushi vazhdon të kërkojë ikjen e Berishës dhe pyet “si ka mundësi që qëndrimi i tij në qeveri vleka më shumë sesa standardi i demokracisë për gjithë shqiptarët. Atëhere kush e mban këtë në pushtet, kush ka interes...?”

Gjinushi ka folur dhe për tema të tjera, si më poshtë:

Gjinushi për K. Islamin: “Ai është një analist që pasi e ka nxjerrë gjithmonë PS-në fituese, madje e këshillonte se fitonte edhe duke sulmuar edhe aleatët e vet, tani na tregon se s’mund të fitojë kurrë PS-ja.”

Gjinushi për ‘fijet’ që Kryeministri ka brenda të majtës: “...klani i Saliut është në mazhorancë në blerje dhe në rekrutim. Ka patur gjithmonë fije brenda së majtës, dhe fije të forta, sa që edhe ish-kryeministra të PS-së dhe ish-funksionarë të tjerë kanë shërbyer në momentet më delikate në këtë drejtim.... Me ata [fijet] është në pushtet. Madje, Berishën sot e mbajnë në pushtet tre të dënuar prej tij... Tani avantazhi është se fijet kanë dalë në sipërfaqe. Pra që më 2007 ai u detyrua që t’i zbardhë spiunët e vet. Ashtu si më 2009 u detyrua t’i thotë Ilirit që sot më duhesh. Pra, loja me dy porta kishte kohë që luhej. E ndihmoi më 2005 të mundte Nanon dhe më 2009 e mbajti në pushtet.”

Gjinushi për marrëdhëniet PD-LSI: “...ai [Kryeministri] i thotë [Metës] ik merri Ramës vota dhe mandate. Duke shkuar andej, i thotë i merr mandate atij, ndërsa duke ndenjur këtu më heq vota mua. Unë duke qenë se kam më pak, duke më hequr dhe ti, të dy bashkë jemi të djegur. Prandaj shko andej, sepse ti për këtë je bërë.”

Gjinushi për marrëdhëniet Alenacën e mundshme PS-LSI: “...është si në futboll ku, nëse ke lojtar që të shesin ndeshjen, natyrisht që nuk fitohet, aq më tepër që e marrin golin e vet dhe ia llogarisin tjetrit. Pra, shitja nuk parashikon dot rezultat. E majta ka nevojë të jetë e grupuar si votë, pra të jetë e qartë se kush e përfaqëson.”

Gjinushi për daljen e LSI-së vetëm në zgjedhje: “Ai ka thënë të shohim, nuk ka thënë do dalë vetëm. Vetëm nuk hyn ai, me këtë sistem nuk hyn kurrë vetëm ai, se nuk është idiot.” Ne.Su.

 

intervista e plotë: 

http://www.mapo.al/2012/10/21/gjinushi-rezultatin-e-zgjedhjeve-me-2013-d...

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.