Fyle i kthen përgjigje familjes së Aleks Nikës, një nga 4 viktimat e 21 janarit

Nga zyra e Fyle-s vjen përgjigjia Mark Nikës, xhaxhait të të ndjerit Aleks Nika, ekzekutuar më 21 janar në bulevardin kryesor të Tiranës.
Në emër të Fyle-s, përgjigje Nikës i ka kthyer Vasilis Maragos, përgjegjës për Shqipërinë në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin, pranë Komisionit Europian. Letra, e botuar nga Tema Online thotë:
“Zoti Nika, faleminderit për letrën tuaj të 28 shtatorit 2012, adresuar Komisionerit Fyle, në të cilën shprehni shqetësimet tuaja në lidhje me efektshmërinë e procedurave gjyqësore pas incidenteve të dhunshme të 21 janarit 2011. Komisioneri më ka kërkuar t’ju përgjigjem ju.
Ju lutemi pranoni ngushëllimet e sinqerta dhe keqardhjen e thellë timen dhe të Komisionit Europian për humbjen e nipit tuaj.
Komisioni Europian u kushton shumë rëndësi çështjeve që ju ngrini. Forcimi i zbatimit të ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit janë mes prioriteteve kryesore që Shqipëria duhet të përmbushë për të ecur përpara në rrugën e integrimit evropian.
Komisioni po ndjek zhvillimet që lidhen me ngjarjet e 21 janarit 2011 dhe në progres raportin e vitit 2012 ka nënvizuar nevojën për të hedhur dritë mbi këto ngjarje përmes një procesi gjyqësor të besueshëm.
Në kontaktet me autoritetet shqiptare, Komisioni rregullisht nënvizon nevojën për të siguruar transparencë, pavarësi dhe eficencë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe ne do vazhdojnë të vlerësojmë me kujdes situatën në këto fusha. Më lejoni t’ju siguroj ju se ne do të monitorojmë nga afër gjithashtu procedurat që po vazhdojnë në lidhje me ngjarjet e 21 janarit 2011,” thuhet në letër. Ne.Su.
Comments
Ky Komisioni i shkruan bukur,
<p>Ky Komisioni i shkruan bukur, ashtu sic jane, madje dhe me ngjyra, dhe i fut ne dosje, dosjen ne arkive, arkiva hapet pas nje jete, jeta eshte e shkurter, dhe...pushtetet nderohen, pergjegjesite amnistohen, te amnistuarit kapardisen, kapardisja te neveritet, neveria te con ne hakmarrje, hakamarrja ne gjakmarrje...dhe ...Komisioni vendos Status 'me kushte'...dhe kushtet behen si puna e kripes ne gjelle...dhe gjella perfundon ne ...hale...Dhe leterkembimi behet serish, plot kortezi e shenime per ndjekjen e situates, edhe pas nderrimit te 'emrave' ne postin 'Fyle'...Alla shqiptarce...Mjere kush iken 'per lesh' e del i rruar...E do ngushellohen : atehere i kishim nga kokeleshte e sot nga kokerrruarit...Shqiperia kandidate per ne ...nuk e di!</p>
Add new comment