Amerikanët në sondazhe rezultojnë shumë injorantë mbi çështjet ndërkombëtare

Postuar në 20 Tetor, 2012 13:34

Washington Post pas faktit 'enigmatik' të nxjerrë nga sondazhet muajin e kaluar se 15% e republikanëve në Ohio besojnë se Mitt Romney ka bërë më shumë (!!) se Barack Obama për vrasjen e Osama bin Laden, ka studiuar më hollësisht publikun amerikan. Uri Friedman nxjerr dhe disa statistika të tjera të habitshme, dhe e konsideron se ka një përzierje mes injorancës e vetë-gënjimit në këto përgjigje:

41 % e amerikanëve besojnë se Kina është fuqia udhëheqëse ekonomike në botë, sipas një sondazhi të Pew 2012 (përgjigjia e saktë është: Shtetet e Bashkuara, që e gjetën vetëm 40 e të anketuarve në sondazhin e Pew zgjedhur).

• 73 % e amerikanëve nuk e dinë se “komunizmi” ishte shqetësimi kryesor Amerikës gjatë Luftës së Ftohtë, sipas Newsweek, (e cila bazohej në një sondazh zyrtar mbi shtetësinë të vitit 2011)

• % e amerikanëve kanë frikë të vazhdueshme se mos bëhen viktima të terrorizmit, sipas një sondazhi të AP-GfK më 2011 (Revista “Reason” ka llogaritur se shanset për t'u vrarë nga një terrorist janë afërsisht një në 20 milionë, dhe se ka 4 herë më shumë gjasa të të vrsaë rrufeja sesa terrorizmi).

• Gati 25 e amerikanëve nuk e dinë se Shtetet e Bashkuara pavarësinë e shpallën nga Britania e Madhe (sipas një sondazhi të 2011 nga Marist)

• 71 % e amerikanëve besojnë se Irani tashmë ka armë bërthamore, sipas një sondazhi të 2010 nga Research CNN / Opinion Corporation.

• Amerikani mesatar mendon se Shtetet e Bashkuara shpenzojnë 27 % e buxhetit federal për ndihmën e huaj, sipas një sondazhi të 2010 nga World Public Opinion (shifër që nuk është më shumë se 1 %).

• 33 % e amerikanëve besonin se Sadam Huseini ishte i përfshirë personalisht në sulmet e 9/11 në një sondazh të 2007, të krealizuar nga News CBS / New York Times (ky numër ishte 53 në 2003).

• 88 % e të rinjve amerikanë nuk mund të gjejnë Afganistanin në hartë, 75 nuk mund të gjejnë Iranin apo Izraelin, dhe 63 % nuk mund të identifikojnë Irakun, sipas një sondazhi të 2006 nga Roper Public Affairs/National Geographic Society.

* Uri Friedman është një redaktor i asociuar tek Foreign Policy.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

71 % e amerikanëve besojnë se Irani tashmë ka armë bërthamore,

Do doja te dija sa besojne se Izraeli ka  WMDs ( gje qe i ka), ndersa Irani nuk ka.

Submitted by Arlind (not verified) on

Uri Friedman harron te shtoje se e gjithe kjo injorance eshte produkt direkt i shpelarjes se trurit nga Mediat TV qe i kontrollojne grupet religjoze Evangjeliste dhe Lobi Israelit.

Submitted by Ilir (not verified) on

Te gjitha keto te dhena jane fallco vetem per disinformim, kur USA kane shkollat me te mira ne bote.......dhe tek e fundit Amerikanet nuk  duan tia dine jashte Amerikes pra nuk merren me gjera qe nuk perbejne interes per ata......

Submitted by Anonim (not verified) on

Ore po ca i duhet qytetareve te htjeshte te dine keto gjera. Perderisa jane ne pune dhe bejne jete te lumtur familjare kaq i mjafton. Ne shqiptaret shohim hallet e botes se me tonat jemi deri ne fyt dhe themi yyyyy shih sa injorante amerikanet. Injorante jemi ne ore, qe sdime te vendosim lumturine tona perpara halleve te botes.

Submitted by PO PO (not verified) on

Ata qe duhet te i dine, i dine shume mire.  Pse mos u dashka si ti ne, qe deri edhe femijet flasin per politike e lesh .....Sigurisht keto sondazhe behen per leke, per te prodhuar domosdo kishe "ceshtje"...Futja pordhe eshte kjo pune..

Submitted by italo-shqiptari (not verified) on

Natyrale, po te informohesh nga CNN dhe Fox News, injoranca eshte e vetmja gje qe te ngelet!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.