Maratona e Tiranës hapet... (si çdo gjë në këtë vend) me Kryeministrin!

Postuar në 21 Tetor, 2012 05:09

Ka nisur sot paradite Maratona Ndërkombëtare e Tiranës ku marrin pjesë sipas të dhënave rreth 3000 vrapues nga e gjithë bota.

Para nisjes së Maratonës, siç njofton BalkanWeb, kanë mbajtur nga një fjalim Kryetari i Bashkisë së Tiranës, L. Basha, dhe Ministri i Turizmit Aldo Bumçi, për të kulmuar me fjalimin e Kryeministrit që nuk lë kurrë t’i shpëtojë rasti për ekspozim publik.

Por, interesant është fakti që kryeministri e ka parë të arsyeshme t’u mësojë vrapuesve nja dy gjëra për atletikën. Mësohet se ndër të tjera ai u ka thënë garuesve se të fitosh maratonën, duhet të tregosh vullnet të hekurt. “Të tregohet dëshmi e një vullneti të hekurt në një maratonë si në çdo proces të vështirë, nuk fiton më i shpejti, më i forti, fiton vullneti e më i vullnetshmi.”

Duket se kjo, në fakt, është dhe filozofia e jetës e kryeministrit, (që mund të përkthehet, p.sh., edhe si “nuk ka rëndësi vota, as programi, rëndësi ka vullneti për të fituar).

Nëse sporti duhet të jetë së pari një kënaqësi sportive apo fair play, apo thjesht vullnet për fitoren, kjo ka pak rëndësi.

Kryeministri e ka konsideruar Maratonën dhe si një ogur të mirë në këtë vit elektoral.

Maratona e Tiranës do të japë disa çmime, dhe çmimi i parë do të jetë 3 mijë Euro (Bashkia nuk ka shumë besim te Leku këto kohë).

K. Cukali

Comments

Submitted by Turi (not verified) on

Deri dje ishin vetem 600 vete te regjistruar sot qenkerkan bere 3000????....

Submitted by f d (not verified) on

Mesoni nga demokracia, mesoni nga maratona, mesoni nga medaljistet, mesoni nga yjet shqiptare, mesoni...ato qe nuk i keni mesuar kurre : 'Fiton me i shpejti,me i forti,me i vullnetshmi,me...'... 'maskarai' them une.

Submitted by Anonim (not verified) on

O shoku  Cukali, çmimi ne EUR eshte me siguri sepse aty konkurojne rreth 3,000  maratonomake nga gjithe bota. ç'do ju hynte ne xhep ti mirrnin ne lek ato para? Ato te shkonin te kthenin ne EUR tek ato shitesit ambulant me exchange rates qesharake? Apo ne banka qe jane exchange rates edhe me qesharake?

Pastaj me duket tejet normale ta hapnin politikanet ne fjale, duke qene nje event special qe behet ne Tirane kte vit. Pse nuk e thekson faktin qe ato 3,000 maratonomake qe kane ardhur do kene shpenzuar ndonje lek duke ndenje ne Shqiperi? Apo nuk vlejne ato per ty? Sa gazetare amatore qe beheni, ose doni te beheni.

Hajt shnet, po emrin si e ke ti djali, nese mund ta tregosh?

Submitted by respublica (not verified) on

Z. Anonim

Meqë jetoj në Shqipëri, pres që institucionet e shtetit shqiptar të operojnë me Lekë. Nuk besoj se duhet të jetë "halli" i Bashkisë për të shpëtuar të huajt nga kurset "qesharake", siç thua ti, të pikave të këmbimit. Nga ana tjetër, besoj që edhe Bashkia ato Euro nuk i shtyp vetë (e nuk besoj që buxhetin shteti ia kalon në Euro, e as taksat ia paguajnë qytetarët në Euro), pra i ka blerë me lekë shqiptarë tek të njëjtat pika këmbimi a Banka.

Para se të të them emrin, do të të lutesha të ruaje një komunikim më serioz, pa 'shoku' e 'hajt shnet' dhe mundësisht të shkruash  pa anonimat.

Koloreto Cukali

Submitted by Dep Koja (not verified) on

Vallahi, do ishim çuditë po të mos ishte hapë me Salën! Do kishte diçka që nuk shkonte!

Submitted by Edor (not verified) on

z. Cukali,

lajmi që u keni shkruar është një lajm dite dhe mir bëni, por si  çdo gjë në këtë vend Kryeministri do të mbaj fjalimin e tij prej idioti, kur mund të mjaftonte ose një fjalë përshëndetje nga Kryetari i Bashkisë ose nga Ministri i Turizmit (që prap do ta quaja të tepert) prania dhe fjala e Kryeministri janë... një idiot.

sa për komentin tuaj, kjo më pelqen, virusi Berishjan ka bërë efektin e tij dhe kjo do të ndihet me vite

për njerëz që nuk dinë se Leku është monedha zyrtare në shqipëri dhe që vetem ajo duhet të përdoret në teritorin shqiptar

do t´më pëlqente që të kishe gjithmon një reagim ndaj komentues të tille pa llogjikë.

me Respekt

Submitted by hapi (not verified) on

Ka nisur sot paradite Maratona Ndërkombëtare e Tiranës ku marrin pjesë sipas të dhënave rreth 3000 vrapues nga e gjithë bota.

INSTAT-i i ka nxjerrë mesa duket edhe këto të dhëna!

Shpërblimi është në euro, se kunati i shokut Lul ka kohë që nuk pranon pagesa në lek

Submitted by Anonim (not verified) on

E pse te mos jene 3000. Nxenes ka me shume.

Edhe sikur ne Tirane te organizohej maratona e shurres, Kryeministri do turrej i pari per ta pershendetur.

Submitted by RP (not verified) on

Do jene euro fallso.Saliu nuk tha gje qe qeveria jone eshte e para ne bote per maratona.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.