As grevistët nuk ikin, as policia nuk ndërhyn pas orës 24.00. Arrestohet "për mashtrim" Asllan Patrioti

Postuar në 17 Tetor, 2012 18:22

Kane kaluar më shumë se 60 minuta nga ora 24.00 e vendosur si afat i fundit në vendimin e Gjykatës së Tiranës për daljen nga greva të ish-të përndjekurve politikë. Sipas vendimit të Gjykatës, grevistët duhet të linin cadrat e grevës brenda këtij afati ose policia do ndërhynte me forcë. Nuk ka ndodhur ende as njëra as tjetra.
Kamerat televizive qëndrojnë rreth vendit të grevës ndërkohë që në emisionin Top Show, koordinatori i grevës Skender Tufa njoftoi rreth mesnatës  "zhdukjen" e koordinatorit tjetër Asllan Kapedani. "U nis për te televizioni News 24, por një makinë me disa civilë e ndaloi e morën brenda dhe u larguan me shpejtësi" - denoncoi ai.
Disa minuta më pas, në titrat e televizioneve informative u njoftua një deklaratë e policisë sipas të cilës Patrioti është arrestuar "për..vjedhje dhe mashtrim". Fabula që paraqesnin titrat që citonin policinë lidhej me një automjet të një italiani të humbur në Shqipëri për gjetjen e të cilit Patrioti i ka kërkuar shtetasit në fjalë shumën prej 700 euro. Ka ndodhur në qershor, - sipas policisë, - por tani "u finalizua urdhëri i prokurorisë". (A.N.)

Foto LSA: Asllan Patrioti duke folur sot me mediat

Comments

Submitted by luani (not verified) on

Tani u hoq edhe e drejta e greves... Cfare ka ngelur per te na shpallur zyrtarisht diktature?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.