10 mënyra për te “tredhur opinionin publik” sipas Kiço Blushit (që i quan edhe 10 cilësitë e salistëve të sotëm)

Kiço Blushi flet në një analizë në numrin e sotëm të së përditshmes Gazeta Shqiptare, për sjelljen e opinionit publik përballë grevës së të përndjekurve dhe për apatinë që na ka mbërthyer si shoqëri. Kjo që po ndodh sot është një “tredhje e opinionit publik” sipas Blushit, i cili rendit më pas “disa nga mjetet e sotme “demokratike” që e bënë të mundur këtë synim”.
Shkruan Blushi: 1. Pandëshkueshmëri për cilindo që është “me ne” nëpërmjet “pavarësisë së gjyqësorit”… 2. Mungesë dialogu me opozitën dhe poshtërim publik i kujtdo që del kundër qeverisë. 3. Bombardim me suksese dhe “vende të para në botë”, paralel me mospranimin e asnjë të mete, mangësie, apo dobësie: kjo provon që nuk je i përkohshëm. 4. Blerje e pronarëve të mediave me reklama, licenca e lejë ndërtimi, me favore/disfavore/gjoba nga tatimorët, etj… 5. Trafikim i anëtarëve të KQZ e KZZ-ve, Këshillave të Bashkive e komunave, të presidentëve të OJF-ve, sindikatave e shoqatave, krijimi i së paku dy shoqatave antagoniste të gazetarëve, të sindikatave, të përndjekurve, të ish-pronarëve, etj., që të hanë kokën e njëri-tjetrit… 6. Krijimi i bindjes te qytetarët se “të gjithë derrat kanë një turi”, dmth. të gjithë janë të korruptuar edhe të pozitës, edhe të opozitës, ndaj nuk ia vlen të kërkohet e luftohet për ndryshim. 7. Demontim dhe demotivim me heshtje e mospërfillje “institucionale” i çdo ankese, proteste, peticioni, n’daç greve urie, vetëdjegieje, sakrifice, vrasjeje politike për të dëshmuar se është e kotë të kundërshtosh, pasi ai që ka pushtetin është si pamposhtur, i pazëvendësueshëm… 8. Krijimi i bindjes se në shoqërinë tonë nuk ka rëndësi si votohet, por kush i numëron votat. Në zgjedhje provohet se që të cilësohesh “qëndrestar”, një nga “të fortët”, duhet të jesh mercenar partiak, duke e bërë fytyrën blozë, sepse vlerë, autoritet dhe të drejtën për të bërë moral e ka vetëm ai/ajo/ata që kanë vënë pasuri e para, pavarësisht se si e qysh… 9. Zbatimi i formulës: “Shpif, shpif, se diçka do të mbetet”, shoqëruar me urdhrin e prerë që ministrat e zyrtarët e lartë të mos u përgjigjen akuzave të shtypit, pasi qentë le të lehin, por ama nuk na kafshojnë dot… Kjo ka bërë që të mos gjendet në Ballkan shoqëri tjetër, ku të jetë zhvlerësuar pesha e fjalës si tek ne! 10. Duke i uzurpuar të gjitha pushtetet vetëm një njeri, nuk është ringjallur kulti i individit, por hija e Hoxhës… Mjaftojnë, besoj, këto 10 “parime” (jo, jo, nuk janë 10 cilësitë e komunistëve të djeshëm, por të salistëve të sotëm të hapërdarë në gjithë piramidën administrative!) për të mpakur, demotivuar, shfytyruar dhe, pse jo, edhe për të vënë nën thundër opinionin publik…
Comments
Ne kete realitet "Beni nuk

Ne kete realitet "Beni nuk ecen vet" por vetem me pushtet !

Skam si heq asnje

Skam si heq asnje presje.Shqipetaret duhet te kuptojne se pa larguar te keqen me te madhe me emrin SALI qe ka zene ,Ky vend nuk ka asnje te ardhme.Kushdo qe te vihet dhe MUT po te jete me i mire se Saliua e obori i tij do te jene.Ndaj mos kini asnje medyshje .Largoheni

Gabim zoti Blushi,e te

Gabim zoti Blushi,e te tjeret qe propagandojne si ty.Matja e opinionit publik

me levat qe i bejne rretushin politikberjes anitkombetare e antihuman te 22 vjetve,

ku pjese e saj integrale jeni edhe ju z.Blushi,patjeter qe te con ne konkluzionin tuaj.Me vjen mire qe

se fundi e pranoni qe jene vete te tredhur, ne sherbime fitimprurese pushtetesh.

Opinionin publik po te deshiroje z.Blushi, le ta lexoje ne forume te ndryshme,se sa i kthjellet,sa

autentik e i pavarur dhe sa i gatshem eshte te veproje per t'i sjelle progresin Shqiperise .

Ta kesh frike opinionin e vertete publik (duke ja mbyllur te gjithe hapesiren qe i takon me Kushtetute),

sikurse ka bere e vequajtura klase politike me sherbestaret

e saj mediatike,nuk do te thote se mund te abuzosh ne ate fare feje sa ta klasifikosh te tredhur.

Nje politike teresisht gangstere dhe po njesoj sherbimet klienteliste mediatike te saj,do t'i

konvenonte vertete nje opinion publik si ky qe thote z.Blushi.Por deshtimi i tyre spektakolar

ne keto 22 vjet (tash kane dale lakuriq faqe njerezise dhe "partnereve" te tyre te dashur

te republikes ambasadoriale dhe nuk e mbulojne dot lakuriqesine) ,tregon ashiqare sa frigohen, sepse nuk ja arrijne

dot ta genjejne ,sado qyce te perdorin.

Add new comment