BBC vazhdon shkurtimet në World Service, ndërkohë që 'e vërteta' është produkti më në krizë në vendet që duan ndihmë

Postuar në 18 Tetor, 2012 10:17

BBC do të shkurtojë edhe 73 vende pune si pjesë e shërbimit World Service si pjesë e tkurrjes së fondeve që rezultojnë nga vendimi i Qeverisë për të transferuar fondin e rrjetit nga Foreign Office tek vetë BBC, njoftojnë mediumet britanike.

Kjo nënkupton edhe shkurtimin e lajmeve të jashtme nga 18 orë çdo ditë jave në 14 orë, në mënyrë që të BBC World Service të bëjë kursime të mëtejshme.

Shërbimi World Service i BBC duhet të nxjerrë 42milionë £ kursime nga fondet e tyre aktuale deri në prill 2014, koha kur ky Shërbim do të paguhet ngavetë rrjeti.

Gjithsesi shkurtimet nuk janë aq të ashpra sa ato të vitit të kaluar, kur World Service eleminoi shërbimin në 5 gjuhë të ndryshme, përfshi edhe në shqip, me qëllim kursimin e 30 milion £.

Është për të ardhur keq që në një kohë kur Londra rrit ndihmën e jashtme, e cila jo rrallë shpërndahet në mënyrë qesharake e përfundon në duart e të pasurve në vendet e varfra, shkurton informimin për këto vende. Duket, që atje ose nuk e kanë kuptuar ose nuk duan tia dinë se ajo çfarë vuan më së shumti bota e vendeve të treta, përfshi Shqipërinë  është cilësia e informimit. K.C.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.