Zjarrin mbi veten ka përdorur nëna edhe kundër Sigurimit - thotë Gjergj Ndreca që rikthehet i fashuar në Tiranë

Postuar në 18 Tetor, 2012 03:08

Gjergj Ndreca, ish i burgosuri politik që tentoi vetëflijimin javën e shkuar, është kthyer dje në mbrëmje në Tiranë nga Selaniku me këmbënguljen e tij megjithese mjekimi nuk ka perfunduar. Ai tha se u nis me ambulancë pasi dëgjoi për vendimin e gjykatës së Tiranës që shpalli grevën si të paligjshme. "Greva do të vazhdojë që nesër me të gjithë negocimet" - tha ai ndërsa edicionet e mbrëmjes transmetonin stërmundimin për ta zbritur nga ambulanca dhe kujdesin e koordinatorit të grevës Tufa (në foto) për t'i mbajtur afër gojës mikrofonin që e kërkonte me ngulm. Më poshtë, një pjesë nga biseda që TCH zhvilloi me të:
TCH: Kryeministri Berisha thotë se ju keni ndërmarrë një grevë politike. Cili është komenti juaj për këtë?
Ndreca: Kjo grevë është si ajo e '73 e Spacit në Mirditë. Politika lidhet me ekonominë, ne nuk kemi marrë pjesë në politikë 22 vjet, përvec Pjetër Arbnorit që ishte kryetar Parlamenti ne nuk kemi marrë pjesë kërkund.
TCH: Ka pasur debate në media se ku e gjeti guximin Gjergj Ndreca të vetëflijohet duke u djegur me benzinë?
Ndreca: Nëna ime që është sot 87 vjece ka djegur tre herë shtëpinë duke kërkuar babën e rrëmbyer nga sigurimi i shtetit. është dëshimtare.. Ka djegur shtëpinë me duart e veta. Kur ndjen gjithë këtë persekutim si mos ta gjesh veten kur te vjen shpirti për të dalë... (Re.Pu.)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.