Një burrë i ve flakën vetes para Quirinale-s në Romë

ANSA dhe faqet online të gazetave italiane sapo kanë dhënë lajmin se një burë rreth të 55-ve i ka vënë flakën vetes përpara Quirinale-s në Romë. Mungojnë detajet, por sipas agjensisë ANSA bëhet fjalë për një ekstrakomunitar, pra nuk është italian.
Faqja online e së përditshmes Repubblica shkruan se "burri që i ka vënë flakën vetes para turisteve dhe kalimtareve është transportuar me urgjencë në spitalin Sant'Eugenio nga ekipi i ndihmës së shpejtë që ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje".
Dëshmitë e para flasin për një "burrë që protestonte sepse ishte pa punë dhe kishte fëmijë në ngarkim". 55-vjecari ka diegie të rënda të shkallës së tretë. Një karabinier i patrullave afër rezidencës qeveritare ka ndërhyrë i pari dhe ka marrë plagë diegie në duar, - shkruan Tg Com 24. Disa nga mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një rezident rumun. (Re.Pu.)
Detajet e para: http://www.repubblica.it/cronaca/2012/10/18/news/uomo_si_d_f...
Për Quirinale-n: http://it.wikipedia.org/wiki/Palazzo_del_Quirinale
Add new comment