Greva duhet të marrë fund, - thotë Dashamir Shehi dhe ka një konkluzion mbi "numrat elektoralë“

Postuar në 18 Tetor, 2012 06:57

"Mendoj se kjo grevë duhet të marrë fund.. Me keqardhje mund të them që jam i sigurt që problemi (i dëmshpërblimeve) do të zgjatet dhe shumë vite të tjera.. Do të sugjeroja, që për ata të cilët janë mosha të vjetra, pagesat mund të bëhen me shpejtësi. Pastaj për ata që janë më të rinj, afati mund të zgjatet. Pra brenda së njëjtës sasi që do të shpenzojë shteti shqiptar, po të gjenden skema efikase, problemi do të jetë më i lehtë për t’u zgjidhur. Në qoftë se ne do ta lëmë këtë situatë të mahiset, gjykoj se e gjithë Shqipëria humb në këtë mes. Humb në imazh ndërkombëtar fillimisht, sepse siç po e shikojmë, për këtë situatë kanë reaguar dhe ambasadorët e huaj. Humb pikë dhe përpara organizatave ndërkombëtare, të cilat nuk mund ta kuptojnë skemën shqiptare. Por dhe shoqëria shqiptare humb shumë, sepse në këtë situatë kemi të gjithë përgjegjësitë tona morale dhe politike..."
Kjo është pjesë nga përgjigja e Dashamir Shehit për pyetjen so do vejë puna e grevës së të burgosurve politikë të diktaturës - në një intervistë dhënë në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIP. I pyetur më pas nëse ka ndonjë përfitues politik (në vota) nga situata tragjike e krijuar, Shehi analizon:
"Nga pikëpamja elektorale, mendoj se të përndjekurit janë shpërndarë në kaq shumë kampe, në kaq shumë parti të ndryshme sa efekti elektoral i tyre, gati-gati nuk ndihet më. Më vjen keq që e them këtë konkluzion, por prej vitesh i kam mëshuar tezës së të përndjekurve dhe pronarëve, por realiteti elektoral është krejt ndryshe. Fatkeqësisht, në Shqipëri numrat elektoralë lëvizin nga një logjikë tjetër, do të ishte shumë më mirë nëse do të lëviznin nga ky sens moral, por kjo nuk ndodh në realitet:
Dhe për të mbështetur këtë tezë, merr shembull një tjetër kategori sociale, ish-pronarët: "Për vite me radhë, ne kemi pretenduar se çështja e së drejtës së pronës do të ishte levë elektorale, por kjo nuk ka ndodhur këtu. Grabitësit e pronave janë shumë më tepër se ata që i kanë humbur pronat dhe në beteja elektorale ne e dimë që fiton gjithmonë i “keqi”. Kështu që të përndjekurit nuk mund të konsiderohen më si faktor elektoral në vend..." (A.N.)

Shehi i plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/10/18/dashamir-shehi-te-p...
Foto:
Lulzim Basha dhe Dashamir Shehi, gjate ceremonise se promovimit te librit te gazetarit Blendi Fevziu me titull “Enver Hoxha”, ne ambientet e Galerise Kombetare te Arteve, Dhjetor 2011 (LSA)

Comments

Submitted by astrit olldashi (not verified) on

<p>Ta ngriten ne detyre tet shoqe e ta bene drejtoresh ne bashki o shoku (DELETED) i parikuperueshem. e tani na i nxore te panevojshem te persekutuarit. bravo te qofte. cun trendy tirane edhe ti.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.