Greva, ndërhyn Amnesty International

Postuar në 16 Tetor, 2012 12:54

Organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International i bëri thirrje sot qeverisë shqiptare të takohet me grevistët për të vendour dialogun dhe për të zgjidhur shqetesimet e tyre. Amnesty International e bëri thirrjen para pak çastesh përmes një deklarate.

Gjendja e ish të përndjekurve politik që prej 25 ditësh janë në grevë urie vazhdon e rëndohet. Në komisionin e ligjeve ishte thirrur sot në seancë dëgjimore ministri i Drejtësisë. Seanca me ministrin ishte kërkuar nga socialistët të cilët nuk bënë asnjë pyetje.

Jashtë sallës deputeti Pandeli Majko tha: "Opozita sot detyroi përfaqësuesit e qeverisë të flasin, përtej atyre që unë nuk do i konsideroja thjesht sharje, por që janë të nivelit sharlatan, për të fyer këtë shtresë e cila nuk po kërkon gjëra të pashkruara në ligj. Unë shpresoj që të ketë një ndryshim të sjelljes. Sic erdhi sot ministri i Drejtësisë, nesër përfaqësuesit e ministrisë së Drejtësisë, ministrisë së Financave të shkojnë të komunikojnë me përfaqësuesit e grevës së urisë”.
 

Deklarata e AI:

http://www.amnesty.org/en/library/info/EUR11/009/2012/en

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.