Fondacioni i znj.Berisha shet gjysëm milion euro piktura në pak orë, opozita kërkon listën e blerësve

Postuar në 16 Tetor, 2012 07:56

Opozita dhe fondacioni i bashkëshortes së kryeministrit janë përplasur sot me deklarata lidhur me një mbrëmje gala disa netë më parë në kryeqytet. Fondacioni në fjalë mblodhi biznesmenë shqiptarë, të cilët ndër të tjera u angazhuan në një ankand të improvizuar për të blerë piktura të ofruara nga fondacioni.

Çmimet e shitjes së pikturave variuan nga 10 në 100 mijë euro, megjithëse çmimet fillestare ishin nga 500 apo 1 mijë euro deri në 5 mijë apo diçka më shumë. Gjithsej janë mbledhur në pak orë më shumë se gjysëm milioni euro (544 mije). Fondacioni i Liri Berishës quhet “Fëmijët Shqiptarë” dhe e ka justifikuar aktivitetin duke publikuar  listën e pikturave që janë shitur. Fondacioni thotë se të gjithë lekët do përdoren për fëmijët autikë dhe se veprat janë blerë në përputhje me ligjin. Shkruhet në deklaratën e fondacionit:  “Blerësit e pikturave janë kompani dhe individë bujarë, që duan të përmbushin misionin social të bizneseve të tyre”.

Por opozita ka tërësisht tjetër këndvështrim mbi atë që ka ndodhur në këtë mbrëmje. Keti Bazhdari e PS, kërkoi që veç listës së pikturave të shitura dhe çmimeve, të bëhen publikë edhe emrat e blerësve. Tha Bazhdari: “Si ka mundësi që veprat shiten deri në 100- fish nga çmimi fillestar? Cilat rregulla tatimore respekton ky ankand? A iu nënshtrua rregullave të pastrimit të parave? Dhe një pyetje personale për Fondacionin e Familjes. A ju vret ndopak ndërgjegjja, që ndërkohë që bëni një gala si ndonjë sulltanat afrikan, të përndjekurit vazhdojnë të qëndrojnë në grevë, gati për t'u vetëflijuar? (A.N.)

Më poshtë, 6 pikturat e shitura më shtrenjtë në mbrëmjen gala: (çmimi fillestar është çmimi me të cilin i ka blerë fondacioni):
“Peizazh” / Milto Jorgji: Çmim fillestar 500 Euro – çmim shitje 50 000 Euro
“Natyrë e qetë” / Alush Shima:  Çmim fillestar 5000 Euro – çmim shitje 100 000 Euro
“Peizazh” / Alush Shima: Çmim fillestar 5.500 Euro – çmim shitje 100 000 Euro
“Legjenda” / Sali Shijaku:  Çmim fillestar 4.000 Euro –– çmim shitje 70 000 Euro
“Struktura e jetës” / Orion Shima: Çmim fillestar 2.200 Euro – çmim shitje 53 000 Euro
“Gruaja e peshkatarit” / Ibrahim Kodra: Çmim fillestar 11.000 Euro – çmim shitje 55 000 Euro

Rreth fondacionit në fjalë: http://www.albanianchildren.org/index.php?option=com_content...
Në foto: Kryeministri Sali Berisha dhe bashkeshortja e tij Liri, duke vizituar ekspoziten e koleksionistit grek Dr.Panajotis Koliomihalis në Muzeun Kombetar (LSA)

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Keta dy njerez jane (DELETED), mire e ka thene Mero Baze ne nje shkrim te tijin, kjo femer eshte me e keqe se Berisha, eshte kjo mbrapa makinacioneve qe behen</p>

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Nuk do te ishte keq qe opozita te tregonte se ku i gjeti 100.000 mije euro Tan Agolli si nepunes bashkie kur nenshkroi kontraten e lobingut ne emer te PS me kompanine amerikane kur Rama ishte kryetar bashkie</p>

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Shko ne bashki, aty i ke dokumentat. PS ta ka thene gjithmone, do te kontrollosh, shko e kontrollo.</p>

Submitted by luani (not verified) on

Fshati digjet, k.... krihet i thone kesaj. Edhe Ghadafi, kshu jetonte, ndersa populli i thjeshte ishte ne mjerim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.