Vehbiu gjen strofën me Zotin edhe në ...vetë faqen e KM dhe shtron pyetjen: Cilit Zot i referohet kryeministri?

Pak ditë më parë, duke folur për një çështje të mprehtë administrative, siç është teksti i Himnit kombëtar, kryeministri S.Berisha nyjëtoi një çështje të një strofe që kinse i është hequr Himnit por i duhet shtuar (Se Zoti vetë e tha me gojë / Që kombe shuhen përmbi dhé, / Po Shqipëria do të rrojë; / Për të, për të luftojmë ne!)
Rezultoi të jetë një çështje e paqenë sepse doli se ka një ligj të posaçëm për tekstin origjinal të himnit, që ka 10 vjet në fuqi, po ndoshta Berisha si Berisha, do ketë harruar. Por a ka harruar vërtet? Ardian Vehbiu ka bërë një vëzhgim interesant. Ka hyrë në faqen zyrtare online të Këshillit të Ministrave dhe himni është aty me gjithë strofën e "nëmur". Shkruan Vehbiu: “Eksternacioni” i Berishës, çudia e tij nis që me faktin se këtë strofë të himnit e gjen edhe në vetë faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, prandaj nuk kuptohet se ku u dashka ‘kthyer’..." (në foto)
Vehbiu bën më pas një analizë "teologjike" të thënieve të Berishës dhe konstaton: "Vetë Berisha, i improvizuar teolog, e shpjegon idenë e vet të mahnitshme: “Dashuria për kombin buron nga fryma e Zotit." Me sa di unë profani, fryma e Zotit na kërkon dashuri për Tjetrin, jo për kombin; Besimtarët bashkohen në besim, jo në komb! Edhe për të krishterët, edhe për myslimanët, feja vjen para përkatësisë kombëtare – sikurse e dimë të gjithë. Që këtej edhe një pyetje e nënrenditur, të cilën e kemi shtruar edhe më parë: Cilit Zot i referohet kryeministri shqiptar? Zotit të krishterë, apo Zotit të Islamit? Apo Zotit inert të deistëve? Këtë nuk e dimë. Duke e njohur kryeministrin shqiptar, të paktën në mënyrën si i paraqitet ai publikut, na duket se ai dëshiron të jetë njëkohësisht edhe i krishterë edhe mysliman, sipas rastit dhe nevojës..." (A.N.)
Vehbiu i plotë:
Comments
ESHTE E TURPSHME TE KESH NJE

ESHTE E TURPSHME TE KESH NJE KRYEMINISTER QE NUK DI HIMNIN KOMBETAR OSE E PERDOR ATE PER ZHURME E GALLATE SIC PERDORI TEORINE PRISHJES SE PIRAMIDES!!!

Cfare mund te presesh nga ky INDIVID (ne krye te qeverise) qe nuk di as tekstin e HIMNIT KOMBETAR te vendit te tij.

Pse te merzitemi pastaj me Greqine qe na vuri flamurin permbys. Merruni me kete MIZERJE KAVJE perpara se te merreni me Greqine.

Vetem nje Kryeminister i cmendur do te thosht ato qe tha ky BIRBUA yne.... Te pakten cdo kyeminster edhe nese nuk e dinte Himnin do ta lexonte nje here perpara sesa te bente komente per tekstin apo te kerkonte ndryshimin e tij. Ose eshte ne kulmin e Delirit, ose eshte i cmendur e ka rrjedhur. Gjithsesi, seicila nga gjendjet e tij shendetesore qofte, ose te dyja se bashku perbejne fatkeqesi kombetare per ne.

Historia boterore ka treguar se eshte fatkeqesi per nje vend a komb te drejtohet nga te cmendur, njerez me delir, kriminele, vrases , diktatore, nerone, hitlere, ose cdo FARE E KEQE E RACES NJEREZORE.

Add new comment