BE mund të na mbajë kështu edhe 100 vjet, - thotë Nikoliq dhe shton: Heqim dorë nga Europa, nëse vihet kusht Kosova

Postuar në 16 Tetor, 2012 13:17

Presidenti serb Tomislav Nikoliq pohoi se Serbia do të tërhiqet nga rruga evropiane nëse prej saj do të kërkohet zyrtarisht të vendosë që të zgjedhë mes BE-së dhe Kosovës. "Nëse zyrtarisht na vënë kushtin Evropa, ose Kosova. Do të heqim dorë nga rruga evropiane. Këtë e kam thënë edhe në fushatë, dhe populli im nuk do të habitet, nëse do ta propozoja këtë", tha Nikoliq në intervistë me gazeten serbe Veçernje Novosti.

Sipas Nikoliqit Serbia e ka arritur nivelin e kritereve, që i mundëson për të llogaritur që të bëhet anëtare e BE-së, por shtoi se BE e mban në distancë për shkak të Kosovës. "Mund të na mbajë kështu edhe njëqind vjet, ne nuk mund të ndryshojmë qëndrimin ndaj krahinës jugore. Në se fillojnë të na vënë rregulla, që nuk kanë vlejtur për të tjerët, atëherë mund të na largojnë nga vetja. Në këtë rast është më mirë të na thonë, nuk ju duam", tha Nikoliq. (D.W.)

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.