Vendimi për kthimin e eshtrave të Zogut, përgjigjja e Berishës për eshtrat e Nolit dhe një listë e atyre që prehen jashtë

Postuar në 16 Tetor, 2012 14:51

Këshilli i Ministrave ka marrë në mbledhjen e sotme vendimin për kthimin e eshtrave të Ahmet Zogut në Shqipëri. Në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave lexohet vendimi i mëposhtëm:

"Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Kthimin në atdhe të eshtrave të personalitetit të shquar shqiptar, Mbretit Zog I. 2. Ministria e Punëve të Jashtme, nëpërmjet misionit diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Republikën Franceze, të organizojë procedurat e nevojshme ndërshtetërore për të sjellë në atdhe eshtrat e Mbretit Zog I. 3. Ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe të eshtrave të Mbretit Zog I, të organizohet më 17.11.2012. 4. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R I / SALI BERISHA".

Ahmet Zogu i shpallur mbret në 1928 iku nga Shqipëria në 7 prill 1939 për të mos u kthyer më kurrë i gjallë. Ai jetoi para se të vdiste në Ablon-sur-Seine (Val de Marne), rreth 15 kilometra në jug të Parisit. Vdiq më 9 Prill 1961 dhe u varros në krahun mysliman të varrezës pariziene Thias. Për herë të parë, kthimin e eshtrave të Zogut e ka kërkuar një grup deputetesh që në vitin 2003. Për më tepër vetë varri i konteshës hungareze që më 27 prill 1938 duke u martuar me Ahmet Zogun u bë mbretëresha e Shqipërisë është në Shqipëri (ajo vdiq më 22 tetor 2002 pak muaj pas kthimit të familjes).

Gjatë deklarimit të tij mbi kthimin e eshtrave të Ahmet Zogut kryeministri Berisha u pyet se përse nuk kishte ndonje iniciativë mbi sjelljen e eshtrave të Fan Nolit, rivalit të Ahmet Zogut, i cili e përmbysi në Qershor 1924. Përgjigjja e kryeministrit, e cila natyrshëm justifikonte pse disa eshtra ishin në rendin e ditës e disa jo, gjithsesi tregonte se edhe aktualisht në versionin zyrtar të historisë disa figura janë 'më afër' e disa të tjera 'më larg'. (A.N.)
 

Më shumë: http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=17189

Lista e figurave historike që nuk prehen në Shqipëri: http://sq.wikipedia.org/wiki/Lista_e_personaliteteve_q%C3%AB...

Në foto: Kryeministri Sali Berisha, gjate ceremonise mortore të Leka Zogut ne varrezat e Sharres, 03 Dhjetor 2011 (LSA)

Comments

Submitted by Pirro (not verified) on

<p>E kotë të tentosh të bindësh një malësor legalist që Zogu qe tradhtari më i madh i kombit! Kur sot nuk arrijmë dot të bindim Gegërinë që Sali serbi është anti-shqiptari më i tërbuar i kohërave moderne, që këtë vend po e çmonton nga themelet për t&#39;ia dhuruar më në fund fqinjëve, si mund të bindim disa barinj malesh qe kanë kryer apo jo katër klasë shkollë, se idhulli i tyre i vetëshpallur mbret, ishte personi më shkatërrimtar per Atdheun!?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.