Lubonja shkruan rreth grevës (nuk harron opozitën) dhe pyet: Mos vallë më mirë të mos ekzistojë fare pluralizmi?

Si përherë në kërkim të një 'argumenti të ri' Lubonja, edhe në situata si greva e urisë së ish-të burgosurve të diktaturës: "Janë thënë shumë gjëra për këtë grevë dhe nuk dua të përsëris argumente që i kam shkruar apo thënë edhe vetë më parë, - shkruan ai në një opinion të botuar sot në të përditshemn Panorama, ku pasi ribën një kronikë të shpejtë të grevës në paragrafin e parë, shkruan më pas më së shumti për politikën dhe politikanët: "E kam fjalën për fenomenin e kalimit të politikanëve tanë nga regjistrat e indiferentizmit tek ata të konfliktualitetit të ndezur, pa u ndalur fare në atë që duhet të jetë terreni i vërtetë i politikës: zgjidhja e problemeve të qytetarëve,- shkruan ai.
Kalimin nga muri i heshtjes së indiferentizmit, te zhurma e konfliktualitetit,- Lubonja e konsideron me të drejtë si "rruga më e mirë për të shmangur përgjegjësitë". Më tej, ai nuk harron edhe paragrafin e zakonshëm për opozitën, ku megjithë mëtimin fillestar për argumente të reja, në këtë pikë, argumenti është ai i stërpërdoruri i "tetë vjet në pushtet e ka shpërfillur ekzistencën e kësaj shtrese". Madje Lubonja e sheh te opozita detyrimin për të ulur bashkë grevistët me qeverinë. "Deri tani së paku – asnjë përpjekje serioze dhe bindëse për të ulur përfaqësuesit e saj me ata të maxhorancës për të gjetur një rrugëdalje" - shkruan ai për opozitën.
Dhe e mbyll, ndër të tjera me: "Të vjen të mendosh: a mos vallë më mirë të mos ekzistojë fare pluralizmi në një kulturë ku kundërshtari politik ekziston thjesht e vetëm për të justifikuar dështimin tënd, për të shkarkuar përgjegjësinë tënde dhe e jo për të gjetur zgjidhjet më të mira për hallet e njerëzve?". - (A.N.)
Lubonja i plotë: http://www.panorama.com.al/2012/10/15/greva-e-ish-te-burgosu...
Foto LSA: Forca të policisë, përpara një grupi ish-të përndjekurish, sot përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë
Comments
Lubonja ka mërdhif nga
Lubonja ka mërdhif nga mendja. Përdor argumentet e Salës duke hedhur një dorë baltë mbi opozitën a thua se kjo do pastrojë Salën.
Lubonja, në përpjekjen tënde për tu dukur mbi palët vë në një kandar diktatorin vrasës që ka të gjitha puahtetet me opozitën që nuk ka asnjë pushtet.
Po të kishte thënë një gjysëm fjale PS-ja mbi grevën Saliu dhe ti do ta akuzonit se greva është e kurdisur nga opozita për të penguar statusin.
Më vjen neveri nga Lubonja dhe pretendimi i tij se është i pavarur.
Keni pare ndonjehere lubonjen
Keni pare ndonjehere lubonjen te shake saliun Jo ai e dine mire se çfare pasojash do kete prandaj duke pasur friken e komunistit ne pushtet merret me opoziten, po par more çakmak prape ppozita e ka fajin e po nqs me te vertet beson ne kete enveri ta paska bere mire, se nje shtete nuk ndertohet me servila tung?
Perfundimisht u binda qe
<p>Perfundimisht u binda qe Lubonja eshte nje njeri malinj.. Nuk ka asgje te pavaruar edhe per me shuem antikomuniste.. Ky eshte nje megalloman qe na ben rolin e opozitarit me leje nga rregjimi. Vazhdon (DELETED) ne Opinionin e Klan sepse nuk ka fytyre dhe kapacitet te debatoje me Bazen e shoke. Turp Lubonja</p><p> </p>
Add new comment