Veni gishtin kresë, - i thotë Viktor Martini, Berishës dhe i përsërit fjalët që i tha Ramiz Alisë në 1991

Postuar në 16 Tetor, 2012 02:28

VOA News (Zëri i Amerikës) e ka ndjekur grevën e të burgosurve politikë të diktaturës si rrallë ndonjë lajm: thuajse me të njëjtin ritëm të mediave të Tiranës. Në edicionin e mbrëmshëm të lajmeve gazetari Ilir Ikonomi kishte intervistuar ndër të tjerë edhe Viktor Martinin, një ish- i burgosur i njohur politik i Shqipërisë së Hoxhës që sot jeton në Boston.
Tha Martini: "Kjo grevë komentohet me të madhe herë si politike herë si ekonomike, mjerisht edhe vetë organizatorët e quajnë ekonomike.. Jo zotni, ne jemi shoqatë e të persekutumve politikë, plagët tona rrjedhin prej diktature dhe po shtypen sërish prej diktature. Kjo është politike. Zotni Berisha tha sot se nuk do bëj gabimin t'i shtyp si herën e parë sepse atëherë isha mjek dhe mu dhimbën..! Cfarë do të thotë kjo? Dmth sot nuk të dhimben?? I bëj thirrje, veni gishtin kresë e mos shkaktoni plagë mbi plagë, se dhe hijet tona nëpër varre do t'ju ndjekin hap pas hapi dhe kurrë nuk do t'ju lënë të qetë. Po kët' thirrje i kam bërë edhe Ramiz Alisë në 1991" - A.N.

Videoja me reagimin e Martinit:
http://www.zeriamerikes.com/content/greva-reagime-shba/15269...

Comments

Submitted by Sizifi (not verified) on

<p>e cfare e gjeti Ramizin qe ja paska bere ky thirrjen ? Asgje... Gjerat behen me vepra jo me fjale.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.