Nobeli i Paqes për BE-në: Reagojnë udhëheqësit europianë të së sotmes e të së shkuarës

Jose Manuel Barroso (Presidenti i Komisionit Europian): “Nuk duhet të na dalë nga mendja se, në origjinën e vet, BE-ja bëri tok vende e kombe që kishin dalë nga gërmadhat e dy luftrave të mëdha … Me Nobelin që na u dha përcillet një mesazh i rëndësishëm: BE-ja është një projekt shumë i çmuar, të cilin duhet ta kurojmë e mbrojmë vazhdimisht”.
Helmut Kohl (në foto tok me Angela Merkelin): "Çmimi Nobel për paqen dhënë BE-së na bën krenarë, e na inkurajon të ecim më tej në rrugën e integrimit të kontinentit tonë”.
Valery Giscard d'Estaing (Ish Presidenti framncez, dhe një nga arkitektët e BE-së): “Akademia suedeze ka marrë një vendim të drejtë, teksa ka vlerësuar përpjekjet e europianëve për ndërtuar një kontinent në paqe”.
Angela Merkel: “Vendimi për t’ia dhënë BE-së Nobelin për paqen është fantastik. Paqja europiane e 60 viteve të fundit nuk është gjë tjetër, veçse një ‘hapje e mbyllje sysh’ në terma kohorë e historikë, por është një inkurajim i madh për ne”.
Herman Van Rompuy (Presidenti i Këshillit të Europës): “BE-ja është paqebërësi më i madh në histori”.
Hans-Dietrich Genscher (Ish ministër i jashtëm i Gjermanisë): … “Ky vendim është një sinjal i qartë për ata europianë që ende janë të dhënë pas interesave të ngushtë kombëtarë”.
Anders Fogh Rasmussen (Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s): “BE-ja e meriton këtë çmim, pasi gjatë dekadave të fundit ka promovuar paqen, pajtimin e bashkëpunimin në të gjithë Europën”.
Guido Westerwelle (Ministri i jashtëm gjerman): “Integrimi europian është projekti më i suksesshëm në historinë e njerëzimit”.
Gerhard Schröder (Ish kancelar i Gjermanisë): “Ky çmim Nobel shenjon refuzimin përfundimtar të nacionalizmit e te mentalitetit të shteteve të vegjël”.
Re.Pu.
Add new comment