Grevistët flasin me murin. "Ambasadorët duhet të riprovojnë urgjentisht", - thotë Nano

Postuar në 15 Tetor, 2012 15:07

Nga 25 grevistët e fillimit, sonte kanë mbetur në grevë vetëm 8 ish- të dënuar politikë. Në gjendje të rëndë shëndetësore. Të tjerët janë në spitale. Asgjë nuk ka qenë e mjaftueshme që dikush nga qeveria të ulej në bisedime me ta, përkundrazi deklaratat e sotme të kryeministrit të vendit i kanë hedhur zjarrit benzinë.
"Grevistët i janë kundërpërgjigjur Berishës përmes një deklarate të përbashkët ku i kërkojnë të mos shpikë armiq, por të takohet me ta urgjentisht, -shkruan faqja online e së përditshmes SHQIP. Kanë folur sërish me murin.
Gjërat tashmë, - siç shkruan edhe Mustafa Nano në opinionin e sotëm në SHQIP, - kanë shkuar shumë larg:  "Gjestet radikale e vetëmohuese të vetëdjegies, e reagimi inatçor e rrugaçëror i qeverisë, i kanë çuar gjërat shumë larg, në pikën ku duket se nuk ka më kthim pas, e ka shumë gjasa që në këto rrethana punët të marrin një përthyerje tragjike. Është pikërisht kjo përthyerje që duhet evituar, - shkruan Nano dhe shton:  "...Nuk ka kohë për të humbur, pasi greva e urisë është në ditën e 23 të sajë. Njerëzit që kanë akses e ndikim në qeveri duhet ta këshillojnë këtë të fundit të merret seriozisht me çështjen, e jo me grevën e grevistët, ndërsa njerëzit që kanë akses e ndikim te kampi tjetër, duhet t’i këshillojnë grevistët të pranojnë një zgjidhje të negociueshme, e jo të shpresojnë për një zgjidhje me logjikë ultimatumesh. Kush janë këta njerëz që kanë ndikim këtej e andej? Nuk e di. Ndoshta ambasadorët, të cilët duhet të riprovojnë.".

Foto: Koordinatori i grevës së ish-të përndjekurve, Skënder Tufa, i cili nuk lejohet të takohet me grevistët, duke lënë batanije para gardhit me policë (LSA)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.