Obama-Romney në debatin e dytë TV

Postuar në 15 Tetor, 2012 13:57

Para gati dy javësh, Obama u paraqit në debatin e parë presidencial, në një formë të dobët dhe aspak frymëzuese përkundrejt rivalit të tij Romney (edhe sipas vlerësimit të përkrahësve të tij më besnikë). Nesër zhvillohet i dyti debat (gjithsej janë 3 debate të transmetuara në gjithë vendin në televizion, të planifikuara para zgjedhjeve presidenciale të 6 nëntorit). David Axelrod, këshilltari i lartë i fushatës së presidentit Obama, tha, sipas VOA-s se debati i nesërm mes dy kandidatëve do t’i japë Obamas mundësinë të argumentojë më mirë politikat e tij. Kurse strategu i fushatës së Romney, Ed Gillespie tha se ish- guvernatori do të vazhdojë të flasë rreth çështjeve që "shqetësojnë popullin amerikan": “Objektivi ynë është t’i bëjmë të mundur popullit amerikan të ketë para tyre drejtimin që do t’i japë vendit Mitt Romney, duke ulur taksat për klasën e mesme, duke balancuar buxhetin dhe duke krijuar përsëri vende pune, krahasuar me politikat e Presidentit Obama, të cilat do të krijojnë 4 vjet të tjerë si 4 vitet e fundit, të cilat ne nuk mund t’i përballojmë dot”. Shkruan VOA: "Që prej debatit të parë, presidenti Obama ka humbur një pjesë të madhe të mbështetjes në anketat e opinionit, ndërkohë që zoti Romney ka tërhequr grumbuj më të mëdhenj dhe më entuziastë amerikanësh në takimet e fushatës" - Re.Pu.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.