Dhuna politike është ... gjenetike?

Postuar në 16 Tetor, 2012 05:47

Një studim i ri thotë se faktorët mjedisorë nuk janë përcaktuesit e vetëm dhe se genet ndikojnë në masën rreth 50 për qind tek pikëpamjet politike të njerëzve. Rose McDermott, profesore e shkencave politike në Universitetin Brown në Rhode Island, është bashkautore e studimit të kohëve të fundit. Ajo thotë se faktorët socialë, si familja dhe miqtë, mund të përcaktojnë drejtimin e pikëpamjeve politike të njerëzve, por biologjia duket se ndikon tek pikëpamjet e tyre në përgjithësi. Që nga pikëpamjet themelore liberale e deri tek prirjet konservatore duket se "marrin informacione" nga këta faktorë gjenetikë.

Studimi u bazua tek analizimi i të dhënave nga dhjetra studime mbi binjakët në Shtetet e Bashkuara dhe në Australi. Binjakët identikë kanë të njëjtën ADN dhe McDermott thotë se në 60 për qind të rasteve ata mund të kenë mendime të ngjashme politike, gjë që le të kuptohet për rolin e fortë të geneve në pikëpamjet politike. Binjakët jo-identikë, të ndryshëm gjenetikisht, ka më tepër mundësi të kenë pikpamje të ndryshme politike, gjë që tregon se mjedisi luan një rol më të fortë në preferencat e tyre politike. Ngaqë këto studime janë ende në fazat e para, ekspertët kanë identikuar vetëm një numër të vogël genesh që mund të ndikojnë tek sjellje, si pjesëmarrja në zgjedhje apo dhuna politike.
Më shumë:
http://www.zeriamerikes.com/content/shba-zgjedhjet-president...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.