A ka lidhje kjo vetëvrasje me atë që po ndodh në procesin gjyqësor ndaj Dritan Dajtit?

Postuar në 15 Tetor, 2012 06:29

Kronikës së procesit gjyqësor ndaj Dritan Dajtit, - personi në gjykim për vrasjen e 4 oficerëve të policisë gushtin e 3 viteve më parë, - i është shtuar sot një raport vetëvrasjeje, që faqet online të mediave e lidhin me zvarritjen e një procesi gjyqësor që po shënon dorëheqje të njëpasnjëshme gjyqtarësh (të frikësuar?). Babai i një prej 4 oficerëve të vrarë është gjetur pa jetë në banesë paraditen e sotme, në zonën e Selvisë në kryeqytet. Policia konfirmon vetëvrasjen e Islam Duçkollarit, babai i oficerit të policisë Sajmir Duçkollari.

Raporton faqja online e së përditshmes SHQIP:  "Duçkollari i ka dhënë fund jetës në kushtet e një depresioni të thellë. Dritan Dajti, një i shumëkërkuar nga policia, që kishte arritur të arratisej në mënyrë spektakolare nga gjykata, u prangos më 7 gusht 2009, pas një operacioni të organizuar për kapjen e tij në zonën e plazhit të Durrësit, ku mbetën të vrarë prej tij 4 oficerë policie: Sajmir Duçkollari, Fatos Xhani, Sajmir Feskaj dhe Altin Dizdari. Ndërkohë, edhe tre vjet pas ngjarjes së rëndë, procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajtit ende nuk është mbyllur në Gjykatën e Tiranës".

Kurse agjensia Balkanweb pasi konfirmon rrethanat e lajmit, e mbyll raportin: "Familjarët e oficerëve të vrarë në krye të detyrës, kanë kërkuar gjithmonë drejtësi dhe ndëshkim për njeriun që u mori jetën të dashurve të tyre. Kjo drejtësi e shumëpritur prej tyre duket se po vonon të vijë". (Re.Pu.)

 

Në foto: Kryeministri Sali Berisha gjate homazheve per nder te policeve, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Saimir Duckollari dhe Altin Dizdari në gusht 2009 (LSA)
Tjetër në ResPublica: 1- http://www.respublica.al/artikuj/2012/10/11/na-vini-ndonje-k...
2 - http://www.respublica.al/artikuj/2012/09/13/nje-gjyqtar-i-ke...

Comments

Submitted by TaFikLlampen (not verified) on

<p>...akoma se kan vra ket Dajtin? Pale kur del edhe ai baba vet thote e kam pas cunin flori&gt;duhet me mledh 100000 firma ta vejm prape ligjin me vdekje, leje ca thojne politikane jo Evropa jo kushtetuta Kur i do byta e ndryshojne kushtetuten simas qefit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.