Berisha merr shënjestër mbi simpatinë e heshtur të bazës së PD-së për grevistët

Postuar në 15 Tetor, 2012 08:23

Kryeministri i vendit ka folur sot për të burgosurit e komunizmit në grevë urie, duke i quajtur ata bixhozxhinj e pijanecë, por kësaj here, ka shqiptuar edhe disa fjali, qëllimi i të cilave lexohet qartë: përpjekja për të armiqësuar bazën e PD-së me grevistët e urisë. Me gjasa kryeministrit i është raportuar simpatia e heshtur e kësaj baze të partisë së tij për ish-të përndjekurit në grevë, (të cilët janë vetë votues të rregullt të Berishës) dhe përpjekja për të nisur ngritjen e hendekut PD-Grevistë, dallohej qartë në fjalimin e sotëm:

Duke folur për kordinatorin e grevës Skënder Tufa, Berisha i hodhi gjellës së akuzave disaditore për të, edhe "pak PD" brenda: "...Skënder Tufa për vite të tëra kishte ndërtuar bordello në mes të Tiranës dhe shfrytëzonte për vite të tëra gra dhe vajza. Nuk është rastësisht i përzgjedhur ai. Jo.E dini çfarë u thoshte ky disa gazetarëve? Ato prostituta mi solli PD-ja. Këta janë menaxherët dhe pjesmarrësit e kësaj greve".

Dhe pak më tej, përpjekja për të ndikuar bazën e PD-së në mbështetjen e heshtur për grevistët, bëhet edhe më e qartë: “Ky grup i vogël grevistësh ka qenë që në fillimet e veta me Partinë Socialiste. Njëri prej tyre është azilant politik në një vend. Më thotë një miku im se që prej viteve 90 ai villte vrer ndaj PD-së, sepse i mori pushtetin partisë së kuqe. Tani vjen në grevë..."

Pjesa tjetër e fjalimit të sotëm të Berishës për grevistët është e mbushur me fyerje e thashetheme ('më nisi njëri' - 'më tha njëri') për grevistët. Ndër të tjera lexohet: "Më nisi njëri për këtë Valterin që është aty në grevë: Ka marrë një shtëpi 3 plus një dhe e ka shitur në bixhoz. Dhe ky njeri deklaronte se nuk ka marrë asgjë nga qeveria. Karamuça ka marrë dy dhoma e kuzhinë, ndërsa zotohej se nuk ka marrë asgjë. Kush e menaxhon grevën e tyre? Një kriminel oridiner, i vendosur për të damkosur ish-të përndjekurit.... Ndreca mori fabrikë për mbarështrimin e derrave. Ato duan punë, jo raki dhe bixhoz. Banka do të paguash borxhin, jo të bëhesh delenxhi. I ikën dhe derrat dhe tani në grazhdin e PS-së do të ndërtojë bizneset e veta...". (A.N.)

Në foto: Një nga grevistët duke u përqafuar me fëmijët e tij (LSA)

Comments

Submitted by reformer (not verified) on

More po qysh e duroni kete njeri, kete genjeshtar te pacipe, po si mund te futen te gjithe te burgosurit ne nje qyp, si mund te denigrohet nje shtrese e tere edhe sikur te jete e vertete qe ndonje prej tyre eshte edhe me vese.

Submitted by dritan (not verified) on

Me falni po si mund te perfaqesoje greven e ish te perndjekurve nje njeri i denuar me 7 vite burg per shfrytezim grash per prostitucion ????? Ne cilin vend te botes nje njeri i tille do kishte pasur moral te futej ne greve urie dhe ne cilin vend te botes njerez normal do ta mbeshtesnin ?? Pas burgosjeve, perfaqesimi nga ky (DELETED) eshte demi me i madh qe i behet figures se ish te perndjekurit politik !

Submitted by TaFikLlampen (not verified) on

Ne te gjithe vendet e botes shoku ku ka liri dhe demokraci.Nese eshte mare me prostitucion apo me droge kjo eshte puna e vet dhe tregon e nje here varferine dhe hallet qe ka ky vend keshtu qe mos na bej si i ndershem se te gjithe e kena bo ndonje pisllik.Dhe ne fund te fundit ai po kerkon ato qe i takojne para vitit 90 nuk po kerkon leket e burgut qe ka bo per prostitucion po kerkon ato te burgut politik.

Submitted by lani (not verified) on

O Tafik llambatinen, po mire, a ka moral ne kete bote?! Nje njeri i denuar per prostitucion nuk mund te perfaqesoje nje shtrese fisnike si te persekuturit. NUK MUNDET! Pike. Sepse tani ai tashme shte nje i burgosur ordiner. Kjo gje nuk i heq lirine atij per te marre leket e burgut te dikurshem politik, por ama ia heq atij te drejten morale per te qene perfaqesues, se s'mund te jete ne krye, dhe s'mund te shesi moral, s'mund te shesi mend. Kaq.

Submitted by liridrejtesi (not verified) on

Ne shoqerine demokratike te merresh me bixhoz, pije dhe prostitucion nuk perben ndonje mekat, as moral e as ligjor. Sepse sa mesiper jane pjese integrale te lirise demokratike shqiptare, te cilat rregullohen me ligjet perkatese. Prej qindra vjetesh ekziston ne boten e qytetruar europiane institucioni i prostitucionet. Ka ligj ne France, Angli, etj., qe e rregullon kryekeput veprimtarine e institucionit te prostitucionit- ky eshte termi i rastit, etj. Per te mos u zgjatut. Pra, sa thote Berisha nuk perbejne argumente ligjore, ekzekutive, gjyqesore kunder Grevisteve. Pyesim. Po te jesh i koruptuar sic eshte administarata shqiptare duke filluar nga kupola e larte e saj, sic e konfirmojne prej 20 vjetesh te gjithe shqiptaret dhe nderkombetaret, a eshte e ligjshme? A eshte e moralshme? A ke te drejte ti si i koruptuar qe te hysh ne greve urie per mos heqjen e korupsionit? Ose per heqjen e korupsionit? Krahasoni “mekatet” e Grevisteve dhe mekatet e udheheqesve te popullit? Cilat jane me demsjellese per interesin e pergjithshem? Per interesin publik? Te kerkosh te drejten tende per pune, demshperblim,per dinjitet shoqeror e te tjera nuk ka lidhje me veset-zgjedhjet, nese jane vertet, e njerit apo tjeterit. Nga ana tjeter. Te kerkosh te behesh nepunes i administrates publike apo private do te thote te jesh qelibar nga morali dhe ligja, te jesh punembaruar per cfare te takon etj., ndryshe nuk ka pune. Tamam. Krahasoni tani Grevistet me nepunesit e shtetit dhe konkludoni se ku flene, hane, pine,etj., grevistet, dhe ku ne cfare zgeqesh koruptive flene, hane, pine, rrine, ine, ine nepeunesit e shtetit. Pa harruar se nepunesit mbahen edhe me taksat e Grevisteve. Po nuk i hyn njeri kesaj analize. Sepse, nata dhe dita ne vendin tone jane bashke-nukdallohen. Gjithesesi.Berisha ka gjith te drejten e zotit te sillet apo mos sillet me Grevistet. Por duhet te gjeje argumente politike, ekonomike, sociale, reale, ballafaquese, analitike, nivelore, thelbesore, shpresedhenese, frymezuese per te gjithe, besimndjellese, progresiste etj., sepse prandaj eshte kryeminister dhe kryetar partie prej 22 vjet. Nuk kalohen obligimet madhore dhe minore ekzekutive apo politike me thirrjet misra, hajde misra te pjekura. I thone 22 vjet, edhe druri do te ishte bere njeri. Turp pa fund, per te gjithe, edhe per mua.

Submitted by dritan (not verified) on

Me fal e kupton qe tjetri ka bere 7 vjet burg per shfrytezim te paligjshem prostitucioni ???? Nga cili planet vjen ti qe mendon qe te besh burg per kete gje eshte ok dhe pjese e demokracise ????

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

E durojme nga injoranca e nje pjese te madhe te popullsise ne Shqiperi, nga servilizmi i pashembullt i disave, nga indiferenca dhe frika e te tjereve, nga paaftesia e opozites dhe nga pamundesia e pjeses se mbetur. Dhe ai ka ardhur ne piken qe ben e thote c'te doje.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.