Skema 'Gërdeci' edhe në Poliçan, "Fiksi" transmeton pamjet e skandalit me fishekët. Mister, ku shkojnë

Emisioni “Fiks Fare” ka sjellë pamje nga Kombinati Mekanik i Poliçanit, ku duhej të kryhej si rregull demontimi i fishekëve. Por (njësoj siç ndodhte në Gërdec), pamjet tregonin se si fishekët e vjetër nxirreshin nga arkat metalike dhe ripaketoheshin në arka të tjera prej dërrase. Atyre u vihej një etiketë me datën aktuale. Duke u nisur nga kjo, Fiks Fare hodhi dyshime se ato trafikohen, sipas skemës që u përdor në Gërdec, ku fishekët e vjetër kinezë ripaketoheshin dhe niseshin për në Afganistan.
Në pamjet e “Fiks Fare” shihej se si në arkat e drurit ku ripaketoheshin këta fishekë, vendosej data e prodhimit e vitit 2012.
Investigimi i “Fiks Fare” erdhi pas një deklarate të kryebashkiakut të Poliçan, Adriatik Zotka. Para pak ditësh Zotka tha se qeveria amerikane, por edhe ato evropiane, që po japin para për demontimin e këtyre fishekëve, duhet të vijnë të shikojnë dhe të hetojnë cfarë po ndodh realisht. Nuk dihet destinacioni i këtyre fishekëve të ripaketuar. Deputeti Erion Braçe, disa ditë më parë akuzoi se ky kombinat "po përdoret në funksion të një trafikanti serb, Tesiç, që ndodhet në listën e zezë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara".(N.S.)
Në foto: Pamje nga kronika e transmetuar sonte në emisionin "Fiks Fare"
Comments
Shqiperija shpeton vetem kur
<p>Shqiperija shpeton vetem kur te iki fatekeqesija me emrin Sali .Kush nuk e kupton kete eshte o injorant o hajdut i oborit,.Kushdo qe te vije dhe Mut po te jete me i mire se ai do jete</p>
Add new comment