Arvizu dhe Totozani apo... Bode dhe Halimi?

Vihet re se (me sa duket, në dëshpërim, përballë heshtjes së qeverisë, pasuar sot nga një vendim i befasishëm i Gjykatës së Tiranës) - kordinatorët e grevës i drejtohen vazhdimisht vetëm dy institucioneve: ambasadorit amerikan Arvizu dhe Avokatit të Popullit, Totozani. Eshtë e dukshme që "humori" i tyre i ditës lëviz rreth këtyre dy figurave, herë i lëvdojnë, herë i shajnë, herë i lusin, herë u klithin.
Por në fakt personat që duhen shpallur "në kërkim" në këto rrethana janë dy ministra: ministri i Financave dhe ai i Drejtësisë (në foto). Janë të vetmit përgjegjës për kërkesat e grevistëve që shkojnë nga këstet e dëmshpërblimit te një pension i posacëm dhe ligji i dosjeve. (meqë ra fjala janë të paktë gazetarët që i dinë këto kërkesa, shumica e tyre raportojnë nga terreni vetëm batuta dhe akuza po i hyrë në zemër problemit dhe përgjegjësive). Grevistët, madje, kanë shpallur se janë gati të heqin dorë nga shumica e kërkesave (vec dëmshpërblimit dhe pensionit), por dy ministrat (që mund ta trajtonin këtë ofertë) nuk "gjenden".
Të tjerët, si Arvizu dhe Totozani munden të bëjnë vetëm apele pa mbarim (i kanë bërë që ditët e para të grevës) që qeveria t'u përgjigjet grevistëve me dialog. Dje ishte edhe Amnesty International që i bëri thirrje kryeministrit të Shqipërisë për dialog dhe gjetjen e një zgjidhjeje të problemeve të ngritura nga ish të përndjekurit. Më kot. Flasin me murin. (A.N.)
Comments
Berisha ket do, t shmanget
<p>Berisha ket do, t shmanget shigjeta prej atje ku duhet t vej. Keta t shkretet kane ren ne ket kurth dhe nuk kan c'bejn n vend ti bien gomarit i bien samarit. Pash dhe nje intervist televizive: gazetarja ia fuste gozhdes, nje grevist i ftuar ja fuste patkoit.. Vaj medet edhe per mediat qe kemi, nuk dine te ngrene pyetjet e duhura. Qe ti ngresh keto dreq pyetjesh duhet kapacitet analitik, jo merr mikrofonin dhe rrasua ne goje te deshperuarve dhe gri sallat</p>
Add new comment