Nuk lejohet një mysliman të ketë mik një të krishterë (!) - u thotë hoxha kosovar ndjekësve të tij

Postuar në 17 Tetor, 2012 16:08

Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese ka siguruar një raport top-sekret të Policisë së Kosovës,  i para disa vjetësh, që flet për rrezikun e ëahabizmit në Kosovë. Ky raport i është dorëzuar kohë më parë edhe Komisionit Parlamentar për Siguri. "Rreziku për të cilin flet ky raport i Policisë së Kosovës për radikalizimin e Islamit në Kosovë nuk është vështirë të verifikohet në ligjëratat që mbajnë në xhami apo predikimet që i bëjnë në kanalet e tyre në youtube disa imamë të Bashkësisë Islame të Kosovës, - shkruante disa ditë më parë e përditshmja e Kosovës "Koha Ditore" në një artikull të gjatë ku ndër të tjera lexohet: "Në opinion grup i njerëzve që njihen si “Wahabistë”, janë njerëz me mjekra të gjata dhe pantallona deri te neni i këmbës. Ata nuk e pranojnë se janë të tillë. Përhapja e ideve të tyre dhe ushtrimit i ndikimit ndihmohet shumë përmes propagandës në internet dhe shkrimeve në media. Te jo pak të rinj kosovarë që marrin pjesë rregullisht në ligjëratat e tyre, ndikimi dhe lojaliteti tej mase i madh vërehet te pyetjet që bëjnë".

Sa për të krijuar një ide se deri ku shkon ekstremizmi i tyre, shkëputëm një nga predikimet e një hoxhe me emrin Sabit Gashi për pyetjen: A lejohet një mysliman të ketë mik një të krishterë. Dhe ja përgjigja e hoxhës (Kosova, sipas të dhënave zyrtare të Bashkësisë Islame ka rreth 800 hoxhallarë, me 90 % të popullatës myslimane, 6 % ortodoksë, 3 % katolikë dhe 1 % të tjerë):
"A lejohet me e zan një krishter shok, me e ba shok? Unë them se jo. Allahu na ka këshilluar, na ka obliguar: O ju besimtarë mos i zini miq të krishterët dhe jehuditë ngase ata janë miq të njëri tjetrit. Kur thotë Zoti mos i zini miq nuk e ka qëllimin vetëm për martesa, por e ka qëllimin mos i zini shokë, pra mos e bëni shok të krishterin ngase ai ty mund të tradhëtojë, mund të presi në besë nëse ti ke besim tek ai. Andaj nuk lejohet t'i zësh shokë. Lejohet ti me bisedu me dikë pa kurrfarë të keqe, lejohet ti me bë shitblerje me të, lejohet me e ftu ne fe, me i kallzu rrugën e drejtë mirëpo nuk lejohet ta zësh shok, ta bësh mik atë.." Epo.. (A.N.)

Video: http://www.youtube.com/watch?v=LljFnjO0g_8
Artikulli i Koha Ditore: http://www.mapo.al/2012/08/21/vehabizmi-kercenues-i-kosoves/

Comments

Submitted by aliu (not verified) on

Kosovaret jane populli me injorant i ewropes .niveli i shumices se tyre nuk vete me shume se ai i hoxhes (DELETED) te fshatit

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Kosovaret jane shqiptare "anjshtajno". Dhe nese ato jane popull injorante, edhe ti je injorant (kuptohet nese e quan veten shqiptar). Ne fakt ti po e trego me fakte, nepermjet ktij komenti, qe je injorant e shkuar injorantit.

Sa per temen, atje ku ka varferi, do kete medoemos ekstremizm. Me zhvillimin e vendit, do zhduken dhe budallenjt qe i shkojn per mbrapa ketyre.

Submitted by Dagesti (not verified) on

Une jam ordodoks,dhe mendoj se ky hoxha ka absolutisht te drejte,asnje gje te keqe nuk keshillon,edhe une keshtu mendoj per musulmanet si te pabese,por njekohsisht mund te bisedoj per gjera pa shume rendesi me me shume te tille.Respekt reciprok pa shoqeri te dendur, shume mendim luajal i hoxhes .

Submitted by Dritan (not verified) on

Ti je nje hipokrit...ti bie ne kundershtim me parimet e fese.

Submitted by katarakti (not verified) on

Jane te çmendur fare keta talibanet islamiste. Ne kohen tone, "te Dulles" siç i thone sot, as nuk e dinim se çfare feje kishte shoku. Por shikonim nese na pelqente shoqeria e tij, nese ishte i drejte dhe i ndershem etj. etj. Sot qe kemi hyre ne "demokraci" kemi fete, gjakmarrjen, ndarjen krahinore dhe gjuhesore, drogen, prostitucionin, krimin etj. etj. Fale atij qe kur ecen duket sikur po kapercen shkembenjte kemi ecur vertet shume perpara.

Submitted by Dritan (not verified) on

Ja pra e them me te madhe, edhe ketu ne faqet e Respublica-s qe pretendimet apo aludimet per nje bashkim te ardheshem me Kosoven nuk duhet te egzistojne, ja pra pse ne duhet ti qendrojme sa me larg kosoves me te cilen pervec se nje gjuhe (por edhe ketu me ndryshime katastrofike) nuk  na lidh absolutishe asnje gje, as kulture, as tradite, as ZAKONE. Nuk duhet aspak bashkepunim me nje vend i cili eshte ekstremist i cili mban ne gjirin e vete njerez si ky hoxha.

Submitted by Arlind (not verified) on

Nese kosovaret nuk do te ishin injorante (por te zgjuar) atyre Ambasada e Amerikes do t'ju kishte gjetur ndonje Presidente te zgjuar, por sipas festes ua gjeti edhe koken, duke ju dhene (imponuar) nje Presidente qe as nuk di te shkruaj e as te lexoj (mire). Pra ky hoxha vepron sipas vendit duke bere kuvendin.  Shyqyr qe nuk jemi bashke me ta sepse do te na kishin nxjerrur me shume probleme se sa tribute e Vicidolit te Sali Pashe Berishes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.