Topi: Dëmshpërblimin e të përndjekurve e mbyllim krejtësisht brenda 3 vitesh. Kompensimi i pronarëve? Do kohë

Në intervistën e sotme me Alfred Pezën në Vizion Plus, Bamir Topi dha garancinë e plotë se, në qoftë se FRD-ja do të jetë pjesë e qeverisë që do të dalë pas zgjedhjeve të 2013-ës, do t’i vërë kusht të panegociueshëm asaj, që brenda 3 vjetëve të mbyllet krejtësisht dëmshpërblimi i të burgosurve politikë dhe i trashëgimtarëve të tyre dhe i të pushkatuarve politikë.
I ngacmuar nga Peza, se sa e mundshme do të ishte kjo për buxhetin e shtetit shqiptar, Topi tha se ekspertët e partisë së tij kanë bërë llogaritje të hollësishme dhe vetëm bazuar në to, ai po bënte atë premtim solemn. Kur u pyet për kompensimin e pronarëve të shpronësuar nga regjimi komunist, Topi nuk dha një përgjigje kaq të prerë. Ai tha se me pronat janë bërë aq manipulime gjatë 22 vjetëve të fundit, saqë do të duhet kohë të diagnostikohet saktë problemi, e pastaj të përcaktohet dhe kura e duhur. E.Zaloshnja
Comments
po qe zoti Rama ka qene
<p>po qe zoti Rama ka qene bashkepunetori me i ngushte i kryeministrit ne keto vite..apo nejse. Po qe zoti Rama ben politike divergjence dhe mediokre....more po ky topi edhe kur flet per te perndrjekurit apo ish pronaret e paska gjithmone nga nje gje qe nuk shkon. Te na rroje Edi rama Zaloshnje...dhe Mustafai qe do merret me te dite per dite.</p>
Add new comment