Një demokrat lexon 'listën e bllokmenëve të dëmshpërblyer nga Majko'. Majko i kthen reston në FB

Postuar në 19 Tetor, 2012 08:57

Po të lexosh shtypin e ditës, është e dukshme kakofonia politike rreth kërkesave të ish-të përndjekurve në grevë urie. Gjen batuta e deklarata pa fund, por e vështirë të gjesh saktesisht edhe pas 28 ditesh: çfarë kërkojnë grevistët konkretisht dhe cilat janë ministritë përkatëse, përgjegjëse për t'u dhënë përgjigje. Ndoshta, prandaj deputetit demokrat Gent Strazimiri, i ka shkuar mendja se përgjigja që kërkon grupi i njerëzve në grevë urie është publikimi i listës së bllokmenëve të dëmshpërblyer për burgun pas viteve '90. Dhe këtë ka bërë dje ne Kuvend:

Opozita e sotme u dha pafajësinë me vendim gjyqi të gjithë kanibalëve që dënuan pa faj dhe zhdukën me mijëra shqiptarë, dhe në një kohë rekord i dëmshpërbleu me para në dorë si më poshtë vijon…” - tha deputeti dhe më pas renditi emrat Lenka Çuko,  Arianit Çela, Ramiz Alia, Rrapi Mino, Prokop Mura,  Simon Stefani, Qirjako Mihali, Rita Marko, Zylyftar Ramizi, të dëmshpërblyer sipas një liste që lexohet në disa nga gazetat e sotme, nga 1 milion lekë (Rita Marko) deri në 9 milion lekë (Prokop Mura), përgjatë viteve 99-2001

"Të gjithë janë dëmshpërblyer në kohën ku kryeministër ishte një eksponent i PS, i cili sot bën thirrje për humanizëm, shkon dhe i takon, - tha demokrati Strazimiri. E ka fjalën për Majkon. Ky i fundit ka reaguar në profilin e tij në Facebook:

Për fatin e keq të PD-së, dikush ka ngatërruar adresë. Nuk ka akte qeveritare me të tilla data nga qeveria që kam drejtuar unë. Bllofe të tilla të turpshme janë pjesë e lojës politike të ditës. Po të ishte siç thotë PD-ja, aktet e mësipërme do të ishin publikuar si vendime në Fletoren Zyrtare. Pagesat në fjalë kryhen nga organi i prokurorisë për zbatimin e vendimeve të gjykatës gjatë vitit 1997 dhe nuk “mbulohen” nga veprimtaria e qeverisë e kujtdo viti tjetër. Ajo që mbetet është gjuha e urrejtjes karshi njerëzve që kërkojnë të drejtën që u jep ligji..." (A.N.)

Foto LSA: Ushtare duke mbajtur arkivolin me trupin e pajete te Ramiz Alisë, ish-udheheqesi i fundit i regjimit komunist dhe ish-Presidenti i pare pluralist pas viteve ‘90, që u nda nga jeta ne 7 Tetor 2011 ne moshen 86 vjeçare.

Comments

Submitted by shkelzeni yt (not verified) on

Foto e goditur.. E shkuara duhet varrosur. Po ec e thuaja strazimireve. Kot e kemi me ta. Ata e marrin rrogen e taksapagusit shqiptar per ti sherbyer Saliut jo per t bere ndonje pune. Qe keshtu... Shendet e te mira. Mjere ke ze halli, - thuaj :(

Submitted by .Sokoli (not verified) on

E verteta eshte se ata u demshperblyen kur Majko ishte ne krye te qeverise. Te tjerat jane llafe.

Submitted by Dritan (not verified) on

PD eshte nje force politike shume e ndyre, dhe qe ka mbledhur ne te dhe rreth saj llumin e shoperise shqiptare. Nuk ka perfaqesuese me te mire e se keqes sesa PD. Propozoj qe Edi Rama kur te behet neser kryeminister te nxjerri jashte ligjit kete parti si nje force destabilizuese dhe kercenuese per qytetaret.

Pasi te spastrohen hajdutet, te krijohet Partia Demokratike e vertete me njerez qe perpiqen te shpalosin nje program te denje konkurues me forcat e tjera.

Submitted by tekniku (not verified) on

Shpresojme te rrojme me gjate dhe te shohim ceremonine e varrimit te Saliut sa madheshtore do te jete.Sidoqofte Partia do te mbetet e forte,behet fjale  per Partine Komuniste (DEMOKRATIKE).

Submitted by Junik01 (not verified) on

Nese eshte e vertete qe jane demshpeblyer nga qeveria Majko, ky eshte nje fakt trendites.

Ne rast se jane demshperblyer nga "prokuroria" per burgim te padrejte pasi te jene shpallur te pafajshem nga nje gjykate shqipetare, kjo eshte e ligjshme e pa moralshme, por e ligjshme.

Ne te dy rastet nuk ka lidhje me kerkesat e grevsteve, nuk perben thelbin e zgjidhjes se problemeve te kesaj shtrese te pervuajturish.

Zgjidhja e vetme qe kerkon kjo shtrese eshte te perfitoje ato para ne menyre te ligjshme, ashtu sic i takon dhe te vazhdojne jeten e tyre.

Por kur udhehiqesh nga njerez te degjeneruar, qe te vetmen moto kan te vjedhim ssa me shume te mundemi nuk mund te presesh shume.

Personalisht i uroj greviste ne vecanti dhe gjithe shtreses se te perndjekurve ti zgjidhet ky hall sa me shpejt.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.