Topi flet për sondazhe mbi "partinë e tretë". I rezulton se janë "të tretët" me mbështetjen më të lartë në 22 vite

FRD vendos fatin e zgjedhjeve të 2013? Në një intervistë për gazetën “Mapo” kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, i mëshon kësaj ideje, duke folur edhe për disa sondazhe.
"Sistemi elektoral aktual dihet se favorizon koalicionet, edhe pse pragun e hyrjes në parlament e ngre në 5 përqind. A ka një projekt FRD-ja për të dalë si koalicion?" - e pyet gazetari dhe Topi përgjigjet: "FRD nuk ka hyrë në zgjedhje për një mandat parlamentar.. Sondazhet tona flasin për mbështetje shumë më të lartë se çdo parti e tretë politike në historikun 22-vjeçar të zgjedhjeve. Ndaj ne nuk hyjmë për kalim pragu elektoral... Natyrisht që do të aplikojmë strategji e teknika që maksimalizojnë kuotat e përfaqësimit. Nëse sistemi do të kishte qenë me korrektim kombëtar rezultati pozitiv do të kishte qenë shumë më i lehtë, por edhe në rrethanat e imponuara, FRD-ja do të dijë të dëshmojë rezultate surprizë në 2013".
Lidhur me PD-në dhe përplasjet me të, Topi thotë:
"Prisni 9 muaj dhe do të bindeni. Sa për PD-në, nga PD që themeloi pluralizmin dhe solli demokracinë nuk ka mbetur asgjë, madje edhe siglën ia kanë ndryshuar. Sot ajo përfaqëson më shumë një firmë private me disa ortakë biznesi, pa identitet politik, pa mbështetje publike, pa partneritet të besueshëm ndërkombëtar"
(A.N.)
Intervista e plotë: http://www.mapo.al/2012/10/19/topi-ja-pse-frd-vendos-fatin-e...
Foto LSA: Topi, Berisha dhe Rama, gjatë ceremonisë së përurimit të projektit “Rruga e Mijevjeçarit per Paqen”, ku janë vendosur pllakate me mbishkrime te 28 presidenteve te Botes, me rastin e 7 vjetorit te Lumturimit te Nene Terezes, si sot 2 vjet me pare ne 19 Tetor 2010
Comments
Ik o bamir, ato statistikat
<p>Ik o bamir, ato statistikat nuk na hyjne ne pune, frika eshte se ti ne fund te fundit mos i kthen velat nga Berisha, se qe do mbetesh jashe parlamentit kjo as qe nuk diskutohet</p>
Add new comment