Një ekspozitë në Vjenë ngre pyetjen: A janë meshkujt dhe femrat të barabartë... lakuriq?

Postuar në 22 Tetor, 2012 13:56

Ideja ‘e shkëlqyer’ nga kuratorët e Muzeut Leopold në Vjenë, ishte që pas shekuj të tërë ekspozimi të femrave lakuriq, tani ka ardhur koha për një ekspozitë lakuriq për meshkujt, e ndërtuar me piktura nga shekulli i nëntëmbëdhjetë deri sot. Kjo ka ngjallur debate të shumta, ndoshta edhe për faktin se njerëzit nuk janë mësuar me këtë lloj nudoje.

Janë tridhjetë kryevepra duke përfshirë, ndër të tjera, auto-portretin e Richard Gerstl, Querelle të Andy Warhol, shtatë të Cezanne dhe “zemërimin e Akilit” të Benouville. Asgjë skandaloze në pamje të parë, megjithatë, ekspozita e përuruar pak ditë më parë ka ngjallur tashmë në mes të konservatorëve në Vjenë një det polemikash për "konotacione imorale dhe korruptim."

Reklamat, posterat janë të mbushura me nudo femërore. Ndërsa, sipas Die Presse nudoja femërore në art ka hyrë shumë më vonë se ajoi mashkullore. Luzma e fanatikëve i kanë deklaruar luftë muzeut dhe ekspozitës së tij të turpshme, sipas La Repubblica.

Përtej lajmit, pyetja qendron, a mos është shenjë pabarazie ekspozimi vetëm i nudove, dhe a nuk ka të njëjtën vlerë një nudo mashkullore me atë femërore?

Ne.Su

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.